Shkodër/ Nusja rreh me bastun vjehrrën, djali e mban të mbyllur në shtëpi (EMRAT)

Ditën e djeshme, një rast i rëndë dhune në familje u bë publik në rrjete sociale, ku një e moshuar 82-vjeçare, u dhunua nga nusja e saj 43-vjeçe.

Policia e Shkodrës, bën me dije se ka ndaluar këtë të premte Elvira Buçin, nusen e djalit të 82-vjeçares, e cila dyshohet se e ka goditur dhe dhunuar me shkop. 82-vjeçarja e cila u dhunua nga nusja e djalit, u gjet nga fqinjët e gjakosur të cilët më pas e kanë dërguar në spital.

“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. (Ky rast është publikuar në media)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Elmira Buci dyshohet se e ka dhunuar vjehrrën me shkopin e dorës, ndërsa djali i saj, Ylli Buci e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi. Fqinjët shprehen se kjo nuk është hera e parë që e moshuara është dhunuar, ndërsa djali i saj nuk ka reaguar për të mbrojtur të ëmën.

Ngjarja e rëndë është bërë publike nga banorët e zonës, të cilët i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar këto akte mizore dhe për të siguruar drejtësi për të moshuarën.

Ky rast ka tronditur komunitetin lokal, duke nxjerrë në pah problemin e dhunës në familje, sidomos ndaj të moshuarve, dhe ka nxitur kërkesat për veprime të rrepta ligjore ndaj përgjegjësve.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *