Berisha donte t’ia jepte shërbimet për TAP-in grekut! Flet inxhinieri i gazit!

“Berisha donte t’ia jepte shërbimet për TAP-in grekut, sepse thoshte se Shqipëria nuk ka profesionistë”, kështu shprehet Haki Rrokaj, ish-inxhinier i përpunimit të vendburimeve të përpunimit të naftës dhe gazit, në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga.

“Kur merr përsipër një qeverisje, merr përsipër përgjegjësitë. Ne nuk kemi as paratë, por tani kemi mbetur edhe pa mendje. Fakulteti gjeologji miniera, është shkolla ku unë kam përfunduar studimet, nuk ka një fushë që ë merret me studime specifike apo përgatitje specialistësh. Bota për gazin ka specialistë. Duhet një platformë që punët të bëhen nga specialistët. Të zgjodhën njerëzit që janë të fushës.

Berisha donte t’i jepte shërbimet për TAP-in grekut, sepse thoshte ne nuk kemi përvojë. Ai, mund të mos ketë përvojë si doktor, sepse ai mund të ketë përvojë në salla operacioni apo salla kardiologjie, por pyet, pastaj fol. Problemet që u krijuan me Greqinë, na kanë vonuar në zgjidhjen e problemit të kalimit të gazsjellësit dhe kalimit në rrjet. Ne kemi bërë disa takime për rrjetin shqiptar, me rusët, me grekët, me maqedonasit, janë bërë që në vitin 1990. Problemet që u krijuan nga politika deri në ‘95 kishin pasoja. Pse greku donte që TAP-i të kalonte nga Igumenitsa, ishte çmenduri. Përveç distancës së madhe, thellësia ishte mbi 1000 metra. Kush është ai që do të shpenzojë kur ka mundësi të harxhojë më pak?

Pas Berishës ishte Ilir Meta kryeministër. Ai thoshte që tani që u ndërtua TAP-i Shqipëria ka një pavarësi të dytë. Sa TAP-a e TAP-a do të vijnë e do të ikin. Por ato nuk i japin pavarësinë Shqipërisë. Pavarësinë ia jep një platformë e qartë për të nxjerrë e përdorur gazin e saj”, u shpreh Rrokaj në Dritare TV.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *