Tronditëse/ E zhdukur prej 19 ditësh, 8-vjeçarja gjendet e vdekur në një thes

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Turqi, ku trupi i një vajze 8-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej 19 ditësh, është gjetur në provincën Dijarbakır, në juglindje të Turqisë , ka njoftuar sot ministri i Brendshëm turk.

“Fatkeqësisht, trupi i pajetë i Narin, i cili u zhduk në fshatin Tavsadepe në rrethin Baglar të Dijarbakirit, u gjet nga ekipet tona të xhandarmërisë”, tha Ali Gerlikaya.

Trupi i Narin Guran, u gjet në një thes, i vendosur në një lumë një kilometër larg fshatit ku ajo jetonte me familjen e saj. Në kuadër të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Dijarbakirit, u arrestuan 21 persona, njoftoi ministri i drejtësisë Yilmaz Tundz. Dy prindërit dhe vëllai më i madh i Narin janë në mesin e të arrestuarve, sipas rrjetit turk të lajmeve NTV.

“Lajmi i hidhur për Narin, i cili u vra brutalisht, na ka lënduar thellë të gjithëve”, ka reaguar presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një postim në platformën X.

“Unë personalisht do të monitoroj procesin gjyqësor për të siguruar që ata që na vranë Narin të marrin dënimin më të ashpër që meritojnë”, shtoi ai.

Zhdukja e vajzës më 21 gusht dhe kërkimet që kanë mbetur pa rezultat, kanë shkaktuar ankth në Turqi. Disa personazhe të njohur, iu bashkuan një fushate në rrjetet sociale të titulluar ‘Gjeni Narin’.

Xhaxhai i Narin, u arrestua javën e kaluar si i dyshuar për vrasje.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *