Tre vite më parë më i votuari, sot jashtë Kryesisë/ Çfarë ka ndodhur mes Ditmir Bushatit dhe PS-së?

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është një nga emrat që u la jashtë Kryesisë së PS. Kryeministri Edi Rama, prezantoi sot kandidatët për Kryesinë e re socialiste gjatë punimeve të Asamblesë.

Emri i Bushatit nuk figuronte as si kandidat për Kryesinë dhe as për Sekretariatin. Tre vite më parë, kur Asambleja e PS zgjodhi Kryesinë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, Ditmir Bushati, ishte më i votuari.

Ky moment u interpretua si një afrim mes Bushatit dhe Ramës, raportet e të cilëve ishin ftohur ndjeshëm që prej largimit të tij si ministër dhe deputet.

Pas tre vitesh, ish-ministri i Jashtëm e sheh veten jashtë strukturave drejtuese të PS. Krahas Bushatit, janë përjashtuar nga Kryesia e PS edhe Olta Xhaçka, e akuzuar se ka shkelur Kushtetutën pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik nga qeveria, si dhe Ilir Beqaj i arrestuar nga SPAK për abuzim me fondet e BE.

Anëtarët e Asamblesë së PS, do të votojnë sot për të zgjedhur anëtarët e rinj dhe Sekretariatin.

Po sot, PS caktoi edhe drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, duke ndezur kështu zyrtarisht motorët e fushatës elektorale të 2025.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *