Sa do të jetë rritja e pensioneve dhe kush përfiton më shumë, eksperti flet me shifra …

Duke nisur nga 1 Tetori i këtij viti, pensionistët do të përfitojnë indeksim, përveç bonusit prej 5 mijë lekësh të rinj që do të përfitojnë në fundvit.

Qeveria deri më tani nuk ka bërë ende publik se sa do të jetë masa fikse e përfitimit, por eksperti i sigurimeve shoqërore Kujtim Hoxha, ka “zbërthyer” këtë skemë. Teksa ishte i ftuar në emisionin “7pa5”, eksperti tha se një pensionist do të marrë 1190 lekë të rinj në muaj, duke bërë përllogaritje në bazë të numrit të pensionistëve dhe fondit që është parashikuar të vendoset në dispozicion.

“Hapi i parë për vitin 2024, është miratimi i buxhetit dhe për pensionistët janë parashikuar dy fonde. Fondi i parë është shpërblimi i fundvitit në masën 5 mijë lekë të rinj për çdo pensionist.

Fondi i dytë ka të bëjë me indeksimin e pensioneve. Në zbatimin e buxhetit 2024 është parashikuar 3.9 miliardë lekë dhe i bie për çdo muaj me 481 lekë.

Ky fond do zbatohet për tre muaj, Tetor, Nëntor dhe Dhjetor, i bie që mesatarisht që një pensionist të marrë 1910 lekë të rinj në muaj. Unë prisja që me mbarimin e shtatorit, nga ana e qeverisë me paratë e grumbulluara të dërgojë në dikastere para për të shpërndarë sipas efekteve që do japë në ekonomi.

Të gjithë pensionistët pa përjashtim se kur kanë datë, në 1 tetor do marrin indeksimin. Aktualisht, nuk ka një shifër të përcaktuar. Ka hamendje se do jetë më e lartë se rritjet e kaluara. Me buxhetin që është, pensionet e ulëta do marrin më shumë nga indeksimi. Ndërsa sa i përket shtesës, është parashikuar të marrin nga 50 deri në 100 mijë lekë të vjetra bonus, përveç asaj që marrin si bonus”, shprehet eksperti Kujtim Hoxha.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *