Deklarata skandaloze e analistit: Tifozët shqiptarë as nuk dinë të shajnë, ne të Kosovës i mësuam!

Deklaratat skandaloze nga shqiptarët e Kosovës po tronditin jo pak shqiptarët e Shqipërisë të cilët u janë gjendur në krah vëllezërve kosovarë, kurdo herë dhe në çdo moment, sa herë dhe ata kanë pasur nevojë.

Pas deklaratës absurde të aktorit Osman Azemi, i cili tha se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për ata të Kosovës pasi sipas tij nuk kanë emra të njohur si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shqiri e shumë të tjerë, një tjetër figurë e njohur në Kosovë është në të njëjtën linjë mendimi me aktorin. Së fundmi, video e aktivistit të Vetvendosjes, Rron Gjinovcit po bën xhiron e rrjetit.

Në këtë video Gjinovci dëgjohet teksa thotë se Shqipëria nuk ka asgjë të vetëm, duke filluar nga ekonomia për të cilën sipas tij kontribuojnë kosovarët e deri te artistët e futbollistët.

Gjonovci nuk ka lënë pa përmendur as tifozerinë e futbollit shqiptar për të cilët tha se shumica janë kosovarë dhe atmosfera krijohet nga ata, pasi tifozët shqiptarë më herët kanë pasur kore bazike dhe madje nuk kanë ditur as të shajnë.

“Shqipëria nuk ka asgjë origjinale të vetën, në një dimesion. Ekonominë e ka të gjithën të bazuar në turizëm që dominohet nga kosovarët. Çfarë prodhon Shqipëria? Nuk prodhon asgjë. Kulturën mundohet ta marrë nga pjesët e tjera për të cilat nuk ka kontribuar asnjëherë asgjë, që kur ka shpallur Pavarësinë asnjëherë nuk ka qenë në gjendje, asnjë luftë të nisë për të marrë pjesët e tjera që i takojnë apo të përfitojë prej tyre.

Është para. Unë dua të përvetësoj Dua Lipën që është një kosovare. Të gjithë estradën e ka me njerëz të Kosovës. Futbollin e ka një djalë nga Tetova, një nga Kumanova, nja 5 a 6 djem nga Kosova dhe domethënë Shqipëria as ekipin e vet nuk ka mundur të bëjë të vetin të territoret veta. Tifozeria janë shumica kosovarë, ata nuk dinë as të bërtasin i kanë pasur ato thirrjet “le të fitojë më i miri”, ata edhe për të sharë janë mësuar nga kosovarët. Nuk kanë ditur as të shajnë. Çfarë ka prodhuar Shqipëria?”, tha ai.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *