Sa do të jetë rritja e pensioneve dhe kush përfiton më shumë, eksperti flet me shifra

Duke nisur nga 1 Tetori i këtij viti, pensionistët do të përfitojnë indeksim, përveç bonusit prej 5 mijë lekësh të rinj që do të përfitojnë në fundvit.

Qeveria deri më tani nuk ka bërë ende publik se sa do të jetë masa fikse e përfitimit, por eksperti i sigurimeve shoqërore Kujtim Hoxha, ka “zbërthyer” këtë skemë.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “7pa5”, eksperti tha se një pensionist do të marrë 1190 lekë të rinj në muaj, duke bërë përllogaritje në bazë të numrit të pensionistëve dhe fondit që është parashikuar të vendoset në dispozicion.

Hapi i parë për vitin 2024, është miratimi i buxhetit dhe për pensionistët janë parashikuar dy fonde. Fondi i parë është shpërblimi i fundvitit në masën 5 mijë lekë të rinj për çdo pensionist.

Fondi i dytë ka të bëjë me indeksimin e pensioneve. Në zbatimin e buxhetit 2024 është parashikuar 3.9 miliardë lekë dhe i bie për çdo muaj me 481 lekë.

Ky fond do zbatohet për tre muaj, Tetor, Nëntor dhe Dhjetor, i bie që mesatarisht që një pensionist të marrë 1910 lekë të rinj në muaj.

Unë prisja që me mbarimin e shtatorit, nga ana e qeverisë me paratë e grumbulluara të dërgojë në dikastere para për të shpërndarë sipas efekteve që do japë në ekonomi.

Të gjithë pensionistët pa përjashtim se kur kanë datë, në 1 tetor do marrin indeksimin. Aktualisht, nuk ka një shifër të përcaktuar. Ka hamendje se do jetë më e lartë se rritjet e kaluara. Me buxhetin që është, pensionet e ulëta do marrin më shumë nga indeksimi. Ndërsa sa i përket shtesës, është parashikuar të marrin nga 50 deri në 100 mijë lekë të vjetra bonus, përveç asaj që marrin si bonus”, shprehet eksperti Kujtim Hoxha.

Related Posts

Agron Shehaj kacafytet me Ballën, ngrihet me urgjencë dhe i sulet! Zbulon fotot e turpshme

Tensionet politike arritën kulmin gjatë një përballjeje të fortë mes Agron Shehaj dhe Taulant Balla, ku debati verbal raportohet se degradoi në një moment përplasjeje fizike. Sipas…

Skandal në rrjet: Rogerti i drejtohet Selinës gjatë debatit – “Çfarë ke bërë në Dubai? Me sa burra përnjher në Dubai ?” ( Video )

Një debat i tensionuar mes dy personazheve publikë, Rogerti dhe Selina, po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, pas publikimit të një videoje ku ata shfaqen duke…

MEDIAT: IRANI mund të sulmojë kampin e MEK në Shqipëri

Rajoni i Ballkanit, dhe në veçanti Shqipëria, është përfshirë në një valë të re shqetësimi pas raportimeve të publikuara nga media azerbajxhanase Caliber.az, sipas së cilës Irani…

BERISHA AKUZON: Policia e infiltruar dogji vilën e diktatorit! Plani i fshehtë për të fajësuar PD-në!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur pranë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, duke deklaruar se protestuesit kishin informacion se…

SI RRALLË NË HISTORI! PARALAJMËRIMI I METEOROLOGUT: ÇFARË NA PRET PAS 15 MARSIT

Meteorologu i njohur, Hakil Osmani, ka bërë një parashikim për muajin mars, duke theksuar se ai do të karakterizohet nga ndryshueshmëri tipike pranverore dhe temperatura relativisht të…

Rriten pensionet: Kjo është shtesa mujore që pritet të marrin

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka miratuar, përmes Këshillit Administrativ, tavanet buxhetore për periudhën afatmesme 2026–2028. Sipas vendimit, buxheti për vitin 2026 do të arrijë në 204 miliardë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *