“Shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë ndaj atyre të Kosovës”, aktori sqaron deklaratën që nxiti reagime të ashpra në rrjet

Aktori i humorit Osman Azemi ka kërkuar falje për deklaratën e tij të bërë disa ditë më parë, ku tha se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë ndaj atyre të Kosovës.

Azemi shpjegoi se deklarata e tij ishte bërë në një kontekst humoristik dhe kërkoi ndjesë për situatën që ka shpërthyer pas kësaj.

“Unë ndoshta nuk kam shprehur vetë siç duhej dhe kjo më bën të ndjehem keq. Tani duhet të jem shumë i kujdesshëm në atë që them, sepse dëmi është bërë. Deklaratat e mia janë keqinterpretuar.

Qëllimi im ishte të flisja për sport, natyrisht që sporti na emocionon, dhe gjatë intervistës ndodhi një gabim që ishte një lloj satire. Kam dashur të bëj satirë, pak humor, por mori përmasa të papritura dhe ndihem keq,” tha aktori.

“Nuk kam dëshirë të shoh shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, apo Malit të Zi të ndahen mes tyre.

Sinqerisht, ndjehem keq edhe për qytetarët në Shqipëri, pavarësisht se janë të majtë apo të djathtë, dhe për ata në qeveri apo opozitë, për miqtë dhe familjarët e mi që i kam futur në një situatë të sikletshme.

Ju kërkoj falje edhe bashkëpunëtorëve të mi nëse janë ndjerë të shqetësuar, por tani është bërë dëmi,” përfundoi ai.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *