Mediat italiane: Gjergj Luca trafikant droge, përlau edhe fondet e bujqësisë, hajdut tokash dhe uji, ndotës i lumenjve

Gazetari italian Jacopo Tona i ka kushtuar një artikull në median MOW hapjes së restorantit nga Gjergj Luca në Shëngjin, dedikuar kryeministres italiane Giorgia Meloni.

(Gazetari Jacopo Tona)

Ndër të tjera, gazetari Jacopo Tona, duke iu referuar Prapaskenës, shkruan për lidhjet e Gjergj Lucës me trafikun e drogës dhe veprimtarinë e paligjshme të oligarkut të peshkut.

Disa media shqiptare kanë marrë një studim një raport të Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve Strategjike, një OJQ amerikane që merret me mbrojtjen dhe gjeopolitikën, sipas të cilit Gjergj Luca është i përfshirë me njerëz të tjerë në trafikun e drogës nga Mali i Zi në Greqi deri në Itali…“, thuhet në artikull.

Gazetari Jacopo Tona, duke iu referuar Pamfletit, shkruan se Gjergj Luca, përmes kompanive të tij, ka përfituar edhe nga fondet që BE ka akorduar për bujqësinë në Shqipëri.

Në një rast tjetër, sërish sipas mediave shqiptare, Luca është përfshirë në një skandal lidhur me destinacionin e disa fondeve të BE-së për bujqësinë. Kompania e Lucës, siç raportohet edhe nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim Gjyqësor Penal (Eurojust), ai do të kishte qenë pjesë e një grupi njerëzish të përfshirë në përfitimin e 1.3 miliardë lekëve të fondeve europiane, e barabartë me gati 10 milionë euro, aq sa vetë BE-ja më vonë kishte bllokuar fondet e rimbursimit për bujqësinë. Megjithatë, duket se Luca ka mohuar gjithçka, duke u paraqitur edhe në SPAK, organi shqiptar antikorrupsion, duke deklaruar se do të shkojë “përpara gjykatës sa herë që më thërret e vërteta, para së cilës do të jem gjithmonë transparent dhe jo i fshehur…”“, vijon shkrimi.

Gazetari shkruan më tej se “Një tjetër lajm flet për disa protesta që u zhvilluan pikërisht në Elbasan, ku Luca ndërtoi qytetin e tij të peshkut. Sipas shkrimit banorët e qytetit “prej disa kohësh protestojnë kundër fabrikës së peshkut Rozafa në Fushë-Labinot, fshat i Elbasanit. Banorët akuzuan pronarin e kompanisë, Gjergj Luca, se u kishte vjedhur ujin dhe tokën. Ata pohojnë gjithashtu se Luca po ndot lumin Shkumbin me mbetje peshku. Banorët thanë gjithashtu se kishin marrë edhe kërcënime“”.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *