“Kishte gjak ngado, ishte tmerr”/ Kush janë 3 gratë shqiptare që u kthyen në heroina në Gjermani, ndaluan sulmin…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me një sulm tragjik që ndodhi më 31 gusht në Gjermani, ku 6 persona u plagosën rëndë.

Mësohet se ngjarja ndodhi në afërsi të qytetit Siegen, ku një grua me origjinë gjermane ka sulmuar njerëzit në autobus me thikë. Dy prej tyre ende janë në rrezik për jetën. Tragjedia, sipas kryebashkiakut Meus, mund të kishte qenë tragjedi edhe më e madhe, por duket se disa gra me origjinw shqiptare janw kthyer nw heroinat e ditws.

Deutsche Welle mëson se këto gra që kanë evituar një tragjedi shumë më të madhe në autobus janë me origjinë shqiptare. Ato janë A. L., A.K. dhe B. R.. Deutsche Welles, që sqaron se nuk do të publikojë emrat e plotë për shkak të gjendjes dhe shokut që gratë kanë përjetuar. Ato kanë qenë së bashku me katër fëmijë duke shkuar në festë në qytetin Siegen.

“Kemi qenë në autobus duke u kënaqur, duke kaluar jashtëzakonisht mirë, duke qeshur e argëtuar me fëmijë… papritur është dëgjuar një e bërtitur. E kam parë që një grua po qëllonte të tjerët me thikë. Ka dashur të sulmojë edhe fëmijët tanë… A. L. ia ka kapur thikën me dorë dhe së bashku me A. K. e kanë kapur e kanë rrëzuar këtë grua. Unë kam kapur fëmijët dhe i kam nxjerrë jashtë me shpejtësi… jam kthyer në autobus dhe ia kam marrë nga dora një çantë sulmueses… ia kemi nxjerrë thikën nga dora dhe e kemi shtrirë për toke. Njëra e mbante për duar, tjetra për këmbë… pastaj ajo gruaja bërtiti dorëzohem… u ul me një karrige në autobus dhe aty e kemi mbajtur duke pritur derisa sa të vinte policia… Autobusi ishte përplot me gjak në të gjitha anët… ishte tmerr“, rrëfen në një bisedë B. R.. Vetëm pas daljes nga autobusi A.L. ka vënë re se në dorë kishte një plagë të madhe nga thika. Ajo dhe të lënduarit tjerë janë dërguar menjëherë në spital. A.L. dalë ndërkohë nga spitali dhe tani është më mirë me shëndet. Por shoku i tyre është ende i madh.

Kryetari i bashkisë i ka falënderuar për guximin e treguar dhe për faktin që kanë shpëtuar edhe shumë të tjerë, që mund të kishin rënë viktimë. Të premten gjatë natës janë trajtuar edhe nga psikologë, por për fat të mirë, ato kanë edhe familjet e tyre pranë vetes.

Related Posts

Agron Shehaj kacafytet me Ballën, ngrihet me urgjencë dhe i sulet! Zbulon fotot e turpshme

Tensionet politike arritën kulmin gjatë një përballjeje të fortë mes Agron Shehaj dhe Taulant Balla, ku debati verbal raportohet se degradoi në një moment përplasjeje fizike. Sipas…

Skandal në rrjet: Rogerti i drejtohet Selinës gjatë debatit – “Çfarë ke bërë në Dubai? Me sa burra përnjher në Dubai ?” ( Video )

Një debat i tensionuar mes dy personazheve publikë, Rogerti dhe Selina, po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, pas publikimit të një videoje ku ata shfaqen duke…

MEDIAT: IRANI mund të sulmojë kampin e MEK në Shqipëri

Rajoni i Ballkanit, dhe në veçanti Shqipëria, është përfshirë në një valë të re shqetësimi pas raportimeve të publikuara nga media azerbajxhanase Caliber.az, sipas së cilës Irani…

BERISHA AKUZON: Policia e infiltruar dogji vilën e diktatorit! Plani i fshehtë për të fajësuar PD-në!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur pranë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, duke deklaruar se protestuesit kishin informacion se…

SI RRALLË NË HISTORI! PARALAJMËRIMI I METEOROLOGUT: ÇFARË NA PRET PAS 15 MARSIT

Meteorologu i njohur, Hakil Osmani, ka bërë një parashikim për muajin mars, duke theksuar se ai do të karakterizohet nga ndryshueshmëri tipike pranverore dhe temperatura relativisht të…

Rriten pensionet: Kjo është shtesa mujore që pritet të marrin

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka miratuar, përmes Këshillit Administrativ, tavanet buxhetore për periudhën afatmesme 2026–2028. Sipas vendimit, buxheti për vitin 2026 do të arrijë në 204 miliardë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *