Shqipja rrezikon të mos jetë më gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut? Gjykata Kushtetuese do të vendosë në shtator

Gjykata Kushtetuese në Maqedoni do të vendosë në shtator nëse do ta lërë në fuqi apo do ta shfuqizojë Ligjin për Gjuhën. Nëse do të ndodhë kjo e dyta, gjuha shqipe nuk do të jetë gjuhë e dytë zyrtare në Shkup.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski ka paralajmëruar iniciimin e një nisme kundër gjuhës shqipe. Ai tha se “me ligjin për përdorimin e gjuhëve, politika ka krijuar një kaos juridik e që rezultoi me kaos politik”.

“Me ligjin për përdorimin e gjuhëve, politika ka krijuar një kaos juridik e që rezultoi me kaos politik, mosbesim dhe dilemma”, tha Kostadinovski. Në pritjet nëse Kushtetuesja do të shfuqizojë apo do ta lë në zbatim ligjin për gjuhët, Kostadinovski thotë se gjykata do të sjellë vendim të argumentuar dhe me bazë juridiko-kushtetuese.

“Ajo që është e rëndësishme, është të shihen argumentet objektive në vendimin cilido që të jetë, para se të jepet çfarëdo komenti. Vendimi i Gjykatës duhet të respektohet dhe pranohet si shprehje e pjekurisë të politikës dhe shoqërisë, vendimi të jetë kornizë orientuese për veprim të ligjvënësit”, shtoi ai.

Kostadinovski thekson se zbatimi i ligjit për gjuhët po krijon probleme, duke mos cekur se çfarë probleme, por duke aluduar në vërejtjet që dolën nga komisioni i Venecias. E për të mos ndodhur kjo, nga 1 shtatori hyn në fuqi akti i ri i gjykatës, i cili parasheh afat kohor prej gjashtë muajsh për Qeverinë, që të përmirësojë ligjin për gjuhët, respektivisht për të larguar vërejtjet dhe dilemat e konstatuara.

Pas deklaratës së kreut të Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski, kanë ardhur edhe reagimet e faktorit politik shqiptar.

Koalicioni VLEN, partitë shqiptare në bashkëqeverisje me VMRO e kanë konsideruar nismën për kontestimin e dygjuhësisë si tentativë për grusht shteti. Një reagim i fortë ka ardhur edhe nga Fronti Europian, koalicioni i partive shqiptare opozitare i përbërë nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët të cilët bëjnë thirrje të mos preket gjuha shqipe.

Nga ana tjetër, Agjencia Për zbatimin e Ligjit për Gjuhët e pakicave ka deklaruar se “nismat e këtilla janë kryekëput me karakter politik, nacionalist dhe antinjerëzor”.

“Gjuha shqipe u përket shqiptarëve dhe nuk rrezikon askënd. Tendenca për ta përjashtuar shqipen nga përdorimi zyrtar, është ide e vjetër e cila, siç e dimë, ka prodhuar tensione dhe konflikte”.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *