E pamja mbaroi por dhimbja s’paska fund, ne e humbëm djalin por ai paska qenë i të gjithëve

Shehrije Mustafa, nëna e Faton Hajrizit, i cili u vra në Serbi më 19 korrik, si i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri, ka falënderuar të gjithë njerëzit që iu qëndruan afër në dhimbjen që po kalojnë si familje.

Faton Harizi u varros javën e kaluar, pasi u konfirmua identiteti i tij dhe trupi u soll në Kosovë. Nëna e tij ka thënë se e pamja për të tashmë ka marrë fund, por dhimbja nuk po përfundon.

Ajo shkruan se pjesëmarrja e shumë njerëzve nga e gjithë Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Presheva, i ka bërë të kuptojnë se sa i dashur ishte djali i tyre për njerëzit.

“Faton, këto ditë nana nuk ka derdhë lot për ty. Veç zemra ka lotu. Kam desht me të përcjellë siç duhet në varr. Tash kam kohë m’u merzitë për ty e me kujtu kohën që kam kalu pa ty.
Tash e kam një vend ku mund të vi të takoj, të flas me ty për shumë gjëra që mbetëm pa i thënë. Varri yt në Klinë, do të jetë vendtakimi jonë. Nana ka dhimbje por krenaria që kam për ty e mund mërzinë. Tri Klinat, Drenica Kosova, e besa krejt Shqiptaria ta çuan në fund amanetin që kishe”, shkruan ajo ndër të tjera.

Tutje ajo shkruan për lëndimin që i kanë shkaktuar për etiketimet e ndryshme që i bëheshin djalin të saj.

“Faleminderit edhe atyre që nuk ishin apo nuk na përkrahen kur ne kishim nevojë. Vetëm një zemër e nanës e kupton sa shumë lëndohet ajo kur emra të ndryshëm i ngjiten evladit”, shkruan ajo.

Shkrimi i plotë:

E pamja për ty mori fund, por dhimbja s’paska fund djali jem.
Si nanë, që veç ato që e kanë provuar ma kuptojnë dhimbjen që kam, po du me falenderu krejt ata që na kanë nejt afër në ditën me të vështira që kem kaluar dhe po kalojmë ne si familje.
Ne si prind kemi humbur një djal, por kemi kuptuar se ai ka qenë i të gjithëve.
Pjesëmarrja e mijëra njerëzve në varrimin e Fatonit nga gjithë Kosova, Shqipnija, Maqedonia e Presheva na ka ba me kuptu sa shumë e keni dashtë djalin tonë.
Ardhja për ngushëllime na ka lehtësu dhimbjen e madhe që e kemi.

FALEMINDERIT mijëra herë për mijëra njerëz që nuk na lanë vetëm në këto ditë të rana për ne.
Faleminderit edhe atyre që nuk ishin apo nuk na përkrahen kur ne kishim nevojë. Vetëm një zemër e nanës e kupton sa shumë lëndohet ajo kur emra të ndryshëm i ngjiten evladit.
Faton, këto ditë nana nuk ka derdhë lot për ty. Veç zemra ka lotu.

Kam desht me të përcjellë siç duhet në varr.
Tash kam kohë m’u merzitë për ty e me kujtu kohën që kam kalu pa ty.

Tash e kam një vend ku mund të vi të takoj, të flas me ty për shumë gjëra që mbetëm pa i thënë. Varri yt në Klinë, do të jetë vendtakimi jonë.
Nana ka dhimbje por krenaria që kam për ty e mund mërzinë.
Tri Klinat, Drenica Kosova, e besa krejt Shqiptaria ta çuan në fund amanetin që kishe.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *