Jo vetëm Tirana! Në këtë zonë të Shqipërisë çmimet e banesave po rriten frikshëm…

Jo vetëm në Tiranë por në bregdetin e jugut të Shqipërisë po rriten frikshëm çmimet e apartamenteve, ndërsa është rritur kërkesa nga blerësit e huaj.

Në resortet në zonat bregdetare si: Palasë, Orikum dhe Sarandë çmimi maksimal i shitjes së apartamenteve arriti 4,000 euro për metër katror.

Në vijën e parë të ndërtimit të resorteve në Lungomare apartamentet po shiten me çmim 3,500 euro për metër katror. Agjentët e pasurive të paluajtshme pohojnë se në vijën e parë për zonat bregdetare të jugut nuk gjen pasuri të paluajtshme me çmim nën 3,000 euro.

Në Golem çmimi maksimal i shitjes arriti 1,500 euro për metër katror dhe në Gjirin e Lalëzit vlerat variojnë nga 2,400 deri 3,300 euro për metër katror. Në zonën e shkëmbit të Kavajës çmimet maksimale të shitjes kanë arritur 1,800 euro për metër katror nga 1,500 euro që ishin vjet (rritja 20%).

Brenda qytetit të Sarandës çmimet e apartamenteve variojnë 1,500 euro për metër katror për ndërtesa e ndërtuara para 10 vitesh deri në 2.200-2.500 euro për metër katror te ndërtimet e reja me vendndodhje 500 deri 1,000 metra larg detit.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *