24-vjeçarja që ”vë në rresht” burrat e Hasit! Arbërie Rada tregon sfidat në drejtimin e Policisë Bashkiake

Arbërie Rada, është 24-vjeçe dhe drejton prej 1 viti Policinë Bashkiake të Hasit. Ajo tregon se puna nuk është e lehtë për shkak të mentalitet maskilist dhe konflikte të shumta sociale. Rada ka gjetur mbështetjen e familjes për të ndjekur profesionin e saj.

24-vjeçarja ka studiuar për Sociologji dhe ka ndjekur master në Administrim, Sistem Drejtësie, Kriminalistikë. Më pas ka punuar një vit si oficere sigurie në shkollat e Tropojës, një sakricë e madhe për të, pasi bënte çdo ditë 150 kilometra rrugë nga Hasi në Tropojë.

Jeta e saj ndryshoi kur mori detyrën e Kryeinspektores në Policinë Bashkiake. Arbërie Rada sot ka arritur të thyejë tabunë dhe nuk është penduar për zgjedhjen e saj. Po kështu apelon të rinjtë të kthehen, të punojnë dhe investojnë në vendlindje.

”Pasi mbarova fakultetin kisha oferta pune në Tiranë, por vendosa të vij në qytetin tim, në Krumë. Këtu si fillim nuk gjeta punë dhe direkt futa në mendje planin B. Hapa një biznes privat, një dyqan lulesh, që aktualisht e posedoj si punë të dytë.

Në këtë kohë m’u ofrua puna si oficere e sigurisë në shkolla, në gjimnazin “Asim Vokshi” në Tropopjë ku punova për një vit. Bëja çdo ditë vatje-ardhje rreth 150 km rrugë. Ishte tepër e vështirë, madje mund të them se më ishte kthyer në depresion, derisa më propozoi kryetari i bashkisë së Hasit, pozicionin e kryinspektores në Policinë Bashkiake.

Isha tepër e ngazëlluar, por dhe e dyzuar nëse duhet ta zgjedh këtë vend punë. A është mirë apo keq?! Isha pak nëpër mjegull se si do ta presë komuniteti, se ishte thyerje e tabusë. Mund të them se jam e para femër si drejtuese e policisë bashkiake në gjithë Shqipërinë.

Më pas kuptova se kam bërë zgjedhjen e duhur! U prita shumë mirë nga stafi i policisë bashkiake dhe nga komuniteti. Tani që po e praktikoj prej një viti këtë punë, jam tepër e lumtur. Siç ju thashë kam lanë Tiranën për vendin tim”, tha kryeinspektorja për ”Report Tv”.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *