‘Hajde se gjyshi ka vr*rë nënën…’ Zbardhen detaje të rënda nga kr*mi tronditës i mëngjesit të sotëm, ja si mbetën të vd*kur cifti i bashkëshorteve

“Babai, hajde në shtëpi se gjyshi ka vrarë nënën”. Këto janë fjalët e vajzës së mitur të Klement Islamaj,

e cila ka parë tragjedinë në shtëpinë e saj në fshatin Shalës të Konispolit, ku 69 vjeçari Hysen Islamaj ka qëlluar për vdekje me sëpatë bashkëshorten e tij, 66 vjeçaren Shano Islamaj.

Vajza e mitur kishte shkuar te gjyshërit, për të qëndruar disa ditë me babain e saj, sepse në shumicën e kohës jetonte me nënën për shkak të divorcit të prindërve.

Mirëpo, në orët e mëngjesit ajo ka parë tmerrin me sy.

Gjyshi Hysen Islamaj, gjatë një debati me bashkëshorten Shano Islamaj, ka marrë sëpatën dhe e ka qëlluar disa herë këtë të fundit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në shtëpi ndodheshin dy të moshuarit dhe mbesa, vajza e Klementit, sepse ky i fundit kishte dalë në një nga lokalet e fshatit për të pirë kafen e mëngjesit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07.00 të mëngjesit të sotëm.


Menjëherë, vajza e 40 vjeçarit ka marrë celularin dhe ka telefonuar të atin, duke i kërkuar të shkonte në shtëpi sepse gjyshi kishte vrarë gjyshen.

I tronditur nga telefonata dhe ajo se çfarë i tha e bija, Klement Islamaj ka shkuar me vrull në shtëpinë e tij në fshatin Shalës të Konispolit dhe aty ka parë nënë e pajetë.

Ai ka nisur të debatojë me babain, shtetasin Hysen Islamaj dhe në gjaknxehtësi e sipër e ka shtyrë atë nga shkallët e ballkonit. Bëhet fjalë për katër ose pesë shkallë, siç duket dhe në pamje, dhe për pasojë 69 vjeçari ka ndërruar jetë.

Brenda pak minutash, vrasësi i bashkëshortes së tij u kthye dhe vetë në viktimë.

Sipas banorëve të fshatit, Hysen Islamaj ishte një person problematik dhe zihej e debatonte shpesh me bashkëshorten Shano Islamaj. Me ta, jetonte dhe djali, Klementi, pasi ishte i divorcuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe deri një orë më parë, në orën 10.00, trupat e viktimave kanë qenë në oborrin e shtëpisë. Pamjet që sjell newsbomb.al tregojnë trupin e pajetë të Hysen Islamaj në oborrin e shtëpisë.

Për ngjarjen, është arrestuar shtetasi Klement Islamaj, pasi akuzohet se ka hedhur nga shkallët babain, sepse më herët këtë mëngjes kishte vrarë nënën me sëpatë.

“Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Hysen Islamaj, 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Shano Islamaj, 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi Hysen Islamaj dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin Klement Islamaj rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin Hysen Islamaj nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi Hysen Islamaj ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit Klement Islamaj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *