Në një video që ka qarkulluar prej ditësh në rrjet, ku çifti Orinda dhe Turi shfaqen duke kërcyer në një dasmë,
ndjekësit janë shqetësuar për shëndetin e këtij të fundit pasi dukej shumë ndryshe në pamje.
Lidhur me këtë një prej ndjekësve e ka pyetur sot Orindën në një “Ask” nëse bashkëshorti i saj është vërtet sëmurë dhe kjo e fundit ka sqaruar njëherë e mirë aludimet.
“Çfarë ka Turi, a është i sëmurë?”, e pyet një ndjekës/e.
“Turjani, lavdi Zotit është shumë mirë. Momentalisht po merret me “projektin e jetës” dhe është shumë i përkushtuar për tja dalë si duhet.
Në TV ka projekte që do e kthejnë, por jo me kohë të plotë”, thotë Orinda.