Vala e të nxehtit, shqiptarët shpenzime rekord për kondicionerë

I nxehti përvëlues ka bërë që qytetarët shqiptarë të rrisin shpenzimet e tyre për të blerë pajisje freskuese dhe ftohëse.

Për të përballuar valën e të nxehtit që ka kapluar Shqipërinë, shumë shqiptarë i janë drejtuar bizneseve eletroshtëpiake, me qëllim blerjen e kondicionerëve dhe ventilatorëve të ndryshëm.

Kjo rritje e kërkesës nga qytetarët është përkthyer në fitime më të mëdha për bizneset që merren me tregtimin e këtyre pajisjeve.

Bizneset kanë raportuar një shitje rekord të kondicionerëve gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës dhe sipas tyre, interesi i shtuar nga klientët nuk është reflektuar në rritje të çmimeve nga ana e tyre.

Temperaturat e larta e kanë kthyer ajrin e kondicionuar nga një luks në domosdoshmëri. Krahasuar me të dhënat e CENSIT 2011, censi i vitit 2023 ka treguar një rritje me 27.5% të familjeve që kanë instaluar kondicionerë.

Megjithatë, përveç kostos së lartë të blerjes së një kondicioneri, ky i fundit ka një kosto të lartë edhe për sa i takon energjisë elektrike.

Sipas të dhënave të fundit të disponueshme nga Enti Rregullator i Energjisë, mesatarisht 37% e konsumit vjetor të energjisë së një familjeje shkon vetëm për ftohjen dhe ngrohjen e hapësirës.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *