Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Uashingtonit, ku edhe do të mbahet edhe samiti i thirrur nga presidenti Joe Biden për 75 vjetorin e NATO-s.
Sapo ka mbaruar mbledhja e Kryesisë në selinë e PS, Rama është nisur drejt Rinasit pasi do të udhëtojë drejt SHBA-ve. Samiti treditor i NATO-s që do të mbahet në Uashington nga 9 deri më 11 korrik do të jetë i pari që përfshin Suedinë si anëtare të aleancës.
Samiti historik shënon gjithashtu 75 vjetorin e themelimit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e cila tani është një aleancë e fortë ushtarake e 32 vendeve.