E bujshme/ Çdo shqiptar tani është automatikisht 1300 euro më i pasur…

Rënia e popullsisë pritet që të përmirësojë automatikisht një nga treguesit që Shqipëria e ka pasur më të ulëtin në Europë, atë të të ardhurave për frymë.

Me 400 mijë persona që rezultojnë më pak, sesa shifrat me të cilën bëhej llogaria deri tani, vlera që prodhon ekonomia në një vit rishpërndahet në 2.4 milionë persona dhe jo rreth 2.8 milionë që përllogaritej treguesi për frymë deri tani.

Po sipas Financave, të ardhurat për frymë të shprehura në lekë në vitin 2023 ishin 829 mijë lekë. Kjo shifër është llogaritur për një popullsi prej 2.78 milionë banorë.

Me shifrën e re të popullsisë, prej 2.4 milionë banorësh, treguesi për frymë automatikisht shkon në 963 mijë lekë për frymë, me një rritje prej 13%, ose rreth 133 mijë lekë (1300 euro) më shumë për banor.

Sipas parashikimeve zyrtare të Ministrisë së Financave, Shqipëria ka arritur që sot në nivelin ku pritet të shkonim pas tre vitesh, në 2026-n./ MONITOR

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *