Meriton Mjekiqi bëri apel për “paqe”, Egesta në Kosovë me djalin, por s’e lejon moderatorin të takojë të birin

Jeta e Meriton Mjekiqit ndryshoi totalisht me pjesëmarrjen e tij në edicionin e 3 të ‘Big Brother VIP’. Moderatori nga Kosova, ia doli që veç zemrës së publikut, të fitonte edhe dashurinë e Ilnisës.

E që prej asaj dite, çifti duket mëse i pandashëm, teksa tashmë kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë. Ashtu si edhe vetë ai është shprehur, jo eksperiencë e ka ndryshuar thellësisht edhe si njeri. Publiku pati mundësinë të njihte anën tjetër të djaloshit, që shpesh e kishim cilësuar si një prej ‘donzhuanëve’ më të mëdhenj të showbizzit tonë. Ajo që në fakt nuk dinim, ishte drama që Meritoni po përjetonte me djalin e tij. Ishte në një nga netët e spektaklit live, ku ai rrëfeu për herë të parë se djali i tij ishte me autizëm.

Më tej ai rrëfeu edhe vështirësitë që ka kaluar me nënën e djalit të tij, me të cilën nuk kishte një raport të mirë. Dhe duket se situata vijon të jetë e njëjta. Ditët e fundit, ish-partnerja e Meritonit, Egesta, ka udhëtuar për në Kosovë. Nga postimet e saj në rrjetet sociale, kemi parë se ajo së bashku me Loarin tashmë ishin në Prishtinë, duke shijuar kështu disa ditë udhëtimesh.

Por me sa duket një takim mes djalit dhe ish-finalistit të Big Brother ende nuk ka ndodhur. Në ditët ku Egesta publikoi foto nga Prishtina, Meritoni ishte ende me pushime në Turqi së bashku me Ilnisën. Edhe tanimë që ditët romantike të çiftit kanë munguar, duket se ai ende nuk ka mundur që të takohet me djalin e tij. Të paktën në rrjetet sociale, një moment i tillë nuk është publikuar. Ish-partnerja e Meriton Mjekiqit, Egesta ka reaguar në lidhje me deklaratat e Meritonit që dha gjatë spektaklit, se djali i tyre, Loari është me autizëm. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo i ka falënderuar të gjithë për mbështejen që i kanë dhënë, duke thënë se e vërteta gjithmonë triumfon.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *