Çun Lajçi, porosi Granit Xhakës para ndeshjes me Anglinë: Merre hakun e Isa Boletinit!

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i ka shkruar disa vargje për futbollistin nga Kosova Granit Xhaka. Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, sonte do të ndeshet në ndeshjen çerekfinale me Anglinë.

E Lajçi, ka kërkuar nga Xhaka që të marrë hakun për Isa Boletinin, përcjell Bota sot. Reagimi i tij në Facebook:

Gur apo Granit? Cili do t’jesh sonte?
Këte na e dëshmo me kokën e kthjellët e këmbët si era!

Kudo do ti kesh zogjët e shqipës, sepse tani jemi bërë spërkalë gjithandej botës. Tribinat do ti keshë mbase me flamujt helvet por dije se mbas asaj fushe të kuqe me një kryq të bardhë, janë shqiptarët tu me nga një shqipe n’zemër që e duan fitorën tënde dhe të Shaqir Grishës, atij trimit n’telat e sharkisë e t’Jasharit hije rëndë!

– E kuptove se çfarë deshta të të them për dy krahët e shqipes që do të të bëjnë hije sonte!?
– Granit, Shaqir e Jashar! Apo, gur e xherdan e zemër!

Herën e parë të shkrova nga Cyrihu dhe na gëzove me fitore. Tani të jam afrua edhe më shumë! Këtu m’ke në Frankfurt, por jo edhe në Dyzeldorf, n’tribina si mija shqiptarë, se mua xhepat mu kanë shkye duke bartur vitet rrugëve t’atdheut!

Italinë e ktheve mbrapësht dhe qeshe! Qeshu edhe sonte kur t’ma kthesh Inglizin te Mbreti, se njiherë e dikur na e mori arin n’Trepçë, dhe fare s’e pyeti Isë Boletinin!

– Tregoju se je stërnip i tij dhe merrja hakun!
Mos u ngrys dhe mos u përkul se boll e ulem kokën ndër shekuj!

Rri drejt e drejt shyto e shkyje rrjetën i thuej Xherdanit e Jasharit!
Frankfurt, 6 korrik 2024

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *