Blogerja Ersi Ngjela kullë 50 kate bashkë me shoferin e Ilir Metës. Ku do i gjejnë paratë e investimit?

Në mbledhjen e fundit të zhvilluar këtë fillim korriku (2 korrik 2024), KKT me në krye Edi Rama, përpos të tjerave i ka miratuar lejen për ndërtimin e një kulle me 50 kate në Rrugën “Teodor Keko”, Tiranë”.

Kulla do ndërtohet nga “Xh & M” sh.p.k (ish Merkaj), “Alfazed” sh.p.k dhe “Smart Construction Invest” sh.p.k.

Kompania Smart Construction Invest, me pronar Redi Struga, është themeluar në 2021 dhe kapitali i saj është 100 lekë, pra kemi të bëjmë me një kompani fantazmë.

Pas kompanisë së dytë Alfazed qëndron biznesmenia Shefikat Ngjela, e cila ia ka kaluar aksionet të bijës, blogeres dhe financieres Ersi Ngjela.

Me kapital 46 mijë lekë, Alfazed ka si objekt kryesor mport-eksport artikuj te ndryshem, industrial dhe ushqimor, por edhe punime dheu, muratur, betoni e beton arme, e punime shembjesh, ndertime civile etj.

Mes pasarelave të modës dhe financieres, Ersi Ngjela do t’i futet një kulle me 50 kate, bashkë me shoferin e Ilir Metës, Fatmir Merkaj.

Megjitjatë, duhet theksuar se ndryshe nga Drilona Boçi, Elvana Gjata, Kejvina Kthella, Suada Sherifi, Trejsi Sejdini etj., të cilat u bënë financiera të parave të kokainë së burrave të tyre trafikante, Ersi Ngjela ka administruar dhe po trashëgon bineset e familjes së saj.

Në vitin 2001, Ilir Meta privatizoi Birra Tirana duke e kaluar në duart e Shefikat Ngjela, Luan Bregasi dhe Irfan Hysenbelliun.

Dy vjet më vonë, Shefikat Ngjela ka marrë edhe disa hidrocentrale në Bulqizë.Ndëkaq, kompania kryesore që do ndërtojë kullën është “Xh & M” sh.p.k, pas të cilës qëndron shoferi i Ilir Metës, Fatmir Merkaj, i lakuar si mbulesa e pasurive të paligjshme të Metës.

Me kapital 2.4 milionë euro, kompania ka si objekt parësor tregtimin e artikujve ushqimore, industrial, elektroshtepiake, duhan-cigare, fruta-perime, materiale ndërtimi, nafte e nenprodukte të saj.

Asnjëra nga kompanitë nuk ka burime financiare për të kryer një investim me vlerë dhjetëra milionë euro, ndonëse mund të paraqesin disa kontrata kredie me banka të nivelit të dytë, të cilat përgjithësisht nuk mbulojnë as 10 % të investimit.

Por për paratë ndoshta ka menduar Ilir Meta. Në vitin 2011, Dritan Prifti deklaronte: “Fatmir Merkaj, mbulesë e Ilir Metës në biznese me 20 për qind në hidrocentrale dhe pallate e vila në Tiranë dhe Gji të Lalëzit. Berisha synon që Meta të bëhet kreu i opozitës?.

Edhe Agim Rrapaj ka dëshmuar në prokurori për Fatmir Merkajn: “Unë mbaj mend, që në muajin korrik të vitit 2009, unë së bashku me Fatmir Merkajn, jemi takuar në Dhërmi në plazh, në hotelin e Fatmir Merkajt me Ilir Metën. Ata njiheshin që më parë vetë dhe nuk janë prezantuar prej meje. Nuk i di rrethanat e njohjes së tyre dhe nuk ka rënë ndonjëherë muhabeti për këtë“.

Faymir Merkaj, dministratori i “Merkaj shpk”, kompani e cila u bë pjesë e bashkimit të shoqërive “Vëllezërit Tola”, për të ndërtuar hidrocentralin mbi lumin Shushicë, për të cilin Meta i ndërhyri Priftit pasi do të merrte 700 mijë euro.

Related Posts

“Ka surpriza!”/ Meteorologu: Çfarë pritet të ndodhë me motin në dhjetor…

Meteorologu Hakil Osmani parashikon që kjo javë do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Osmani bën me dije se moti gjatë dhjetorit do të…

Modelja shqiptare: Nuk mund të martohem me një varfanjak, ai duhet të fitojë më shumë lekë se unë

Renée Reffo, vajza e aktores Julia Ilirjani, ka qenë e ftuar në Top Channel, ku ka bërë disa deklarata që si shpeshherë të thëna nga ajo kanë…

Berisha e thotë troç: Iu tregoj si do ta rrëzojmë Qeverinë Rama, në protestë…

Sali Berisha u zotua se me protesta të vazhdueshme do të rrëzojë qeverinë Rama duke synuar zgjedhjet e parakohshme dhe qeveri teknike. Berisha tha se do ta…

E fundit/ Bie nga kati i 8 i pallatit në ndërtim në Kamëz, humb jetën 65-vjeçari, ngjarja mbahet e fshehtë nga Policia

Një 65-vjeçar ka rënë sot nga kati i tetë i një pallati në ndërtim në zonën e Kamzës dhe ka ndërruar jetë në vend. Burime për Vox…

Nis fshesa/ Rama me “dorë të hekurt”, Lindita Nikollës i jepet detyra e re, krijohet…

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është vendosur ngritja e një Komisioni Etike për të kontrolluar rastet e mundshme të nepotizmit brenda partisë. Komisioni do…

Fatos Lubonja: Ç’është ky popull, është budalla që voton akoma Edi Ramën?

Ndërkombëtarët në Shqipëri nuk kanë qenë një arbitër i mirë në garën politike, por shumë i keq, tha Fatos Lubonja gjatë një ibterviste me gazeyarin Endri Xhafo…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *