Ndodh edhe kjo! Shefi i Departamentit dhunon pedagogen te Fakulteti Ekonomik, ‘mollë sherri’ bëhen tezat e provimit

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në fakultetin e Ekonomikut në Tiranë. Një shef departamenti, konkretisht Mirdaim Axhami, 43 vjeç ka rrahur për shkak të detyrës pedagogen Liljana Billa (Elmazi), ish-deputete.

Mirdaim Axhami dhe Liljana Billa
Shkak i sherrit mësohet se janë bërë tezat e provimit. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ambientet e fakultetit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i pedagogut ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.

Mirdaim Axhami, prej kohësh ka pasur debate dhe konflikte me Liljana Axhamin, e cila është pedagoge në departamentin e Axhamit. Konflitet mes tyre mësohet se kanë nisur për çështje inatesh dhe egosh profesionale, por që janë intensifikuar shumë në javët e fundit. Për të njëjtat arsye, rreth një javë më parë, të dy janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1, por mesa duket konflikti nuk është shuar, madje ditën e djeshme ka degraduar deri në dhunë fizike.

Billa ka qenë deputete e Partisë Demokratike në vitet 2013-2017, ndërkohë edhe Axhami është angazhuar në PD e Berishës.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *