“Jam qelibar”, mjekja Alketa Pere: Gati u hodha nga ballkoni! Nuk jam pjesë e atyre që çonin pacientë te privati

Mjekja e Onkologjikut Alketa Pere ka reaguar pas revoltës së madhe publike ndaj saj dhe kolegëve të saj kur prokuroria zbuloi një skemë mashtrimi me pacientët e sëmurë me kancer.

E ftuar në emisionin “Top Story”, Pere ka thënë se nuk ka lidhje me grupin e mjekëve që dërgonte pacientë në klinika private. Ajo tha se kishte dijeni dhe se e kishte raportuar më parë rastin. Mjekja tregoi se ka kaluar një gjendje të vështirë nga akuzat e ngritura ndaj saj.

“Më ndau vetëm një moment për t’u hedhur nga ballkoni. Akuza ishte aq e rëndë, aq e shpejtë, unë ika nga puna, në momentin që ika nga puna bën dhe reaksion pacientja, dhe nuk e dija ku po shkoja. Po shkoja në një proces gjyqësor, që nuk e kuptoja ku po qëndronte çështja”, u shpreh ajo.

Mjekja Pere tha se i kërkon ndjesë gazetarit për përballjen para Gjykatës, pasi nuk e njohu që ishte gazetar.

“Ditën që mora vesh nga OPGJ-ja, kisha shumë fluks pacientësh, më vijnë dhe më tregojnë që ke dalë në portale. Nuk kisha kohë, po shikoja foton time dhe po thosha “o Zot i madh çfarë u bë”. Foto u shtrembërua. Falje i kërkoj atij gazetarit që i thashë “kush je ti”. Se ai më tha ke marrë vendim pezullimi, unë nuk e dija as vendimin e pezullimit se mora një ditë më pas”, u shpreh ajo.

Më tej ajo tha se për akuzën e prokurorisë se ka firmosur një raport, Pere tha se ishte vetëm një shënim dhe jo firmë.

“Nuk kam lexuar asnjë gjë se më vijnë mesazhet nga pacientët dhe nuk kam kohë. I shoh fëmijët të traumatizuar që më thonë. Edhe sot nuk di asgjë se çfarë kanë shkruar portalet. Në një moment të dytë do t’i shikoj.

Denoncimi ishte për njerëzit që trafikonin pacientët në klinika private. Unë e kam ngritur disa herë këtë çështje. U kam thënë “u lutem mos i dërgoni pacientët në klinika private. Nuk kurohet malinja në klinika private””, tha Pere.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *