Kush e vrau Pal Trashajn? Fytyra, emra dhe veprime nga NOA, banda Ibro-Meskuti te turku i BKT

Historiani Pal Trashaj nga Lezha, mesditën e 2 korrikut, piu helm para dyerve të SPAK-ut, duke ndërruar jetë disa orë më pas në spital, si akt ekstrem revolte kundër padrejtësisë dhe përballje disavjeçare me bandën e mikrokredive.

Karteli i mikrokredive Olsi Ibro dhe Arben Meskuti, përmes MCA që e ka marrë në dorë prokuroria, i kishin bllokuar Palit dhe të afërmeve të tij të gjitha pasuritë dhe llogaritë bankare, për disa këste kredie të pretenduara si të pashlyera te NOA, në vlerën 90 mijë lekë.

Kalvari i Pal Trashajt nis me institucionin financiar jo bankar NOA, themeluar në vitin 2001, me nipt K11604002V. Noa fillimisht quhej “PARTNERI SHQIPTAR NE MIKROKREDI” dhe më pas “Opportunity Albania”.

NOA i ka shitur kredinë e ‘keqe’ të Palit bandës MCA-ADCA të dyshes Ibro-Meskuti (ky i fundit në burg).

Në krye të Noa-s si administratore janë Ariola Çela dhe Herjola Spahiu.

Ashtu si emblema e pastrimit të parave me Abi Bank Andi Ballta, i cili kamuflohet pas SHBA, edhe NOA thekson se është themeluar nga USAID.

Në fakt pronari i NOA-s është Astrit Hana, i kamufluar pas disa kompanive të regjistruara në Holandë.

NOA Holdings N.V me numër regjistrimi 33268765 dhe me seli në adresën Prins Bernhardplein 200, 1097 JB, Amsterdam, Holandë, ka në pronësi Noa-n në Tiranë, institucion mikrokredie.

MCA i kërkon Pal Trashajt rreth 5 mijë euro, më shumë se pesfishin e shumës së pretenduar të papaguar nga NOA.

Pra Noa i ka shitur kreditë e këqija MCA, bandë e cila shumfishon detyrimin si dhe shtrëngon qytetarin për t’i marrë pasurinë.

MCA-ja e dyshes Olsi Ibro dhe Arben Meskuti bashkëpunon me përmbaruesin Helidon Xhindi për bllokimin e pasurive të Pal Trashajt, me qëllim për t’a shtrënguar për të dhënë paratë.

Djali i Pal Trashajt, Gledis Trashaj, tha dje se procesin e bllokimit e ka kryer shoqëria përmbarimore Ardael, me anë të përmbaruesi Helidon Xhindi.

Pronar i shoqërisë përmbarimore Ardael është shtetasi Ardian Elezi.

Prapaskena mëson se përmbaruesi Helidon Xhindi ishte shkarkuar nga Gazmend Bardhi që në 2017 dhe nuk kishte fare vulë.

Bankat e nivelit të dytë, përfshirë BKT, ka zbatuar urdhrin e përmbaruesit për bllokimin e llogarive të Pal Trashajt.

Ndërkaq, Pal Trashaj ka këmbëngulur se i ka shlyer këstet e kredisë që ka marrë te Noa. Trashaj është endur dyerve të prokurorisë dhe gjykatave duke kërkuar drejtësi. Vetëm media e ka dëgjuar dhe pasqyruar shqetësimin e tij.

Në vitin 2022, Pal Trashaj i është drejtuar me një letër drejtorit të BKT, turko-pakistanez Seyhan Pencabligil, të besuarës së tij Arjana Xhafa dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, duke kërkuar nga BKT t’i zhbllokonte llogaritë bankare, ndërsa denoncon skemën mashtruese të MCA.

Ish drejtoresha e Prokredit Bank, Arjana Xhafa, dirigjente dhe në aferën e shoqërisë aksionere “Miell Tirana”, ka organizuar një skemë banditeske për të marrë “pjesën” nga mijëra klientët “e bllokuar” prej borxheve që kanë te mikrokreditë, në bashkëpunim me turkun Seyhan Pencablıgil.

Arjana Xhafaj i përgjigjet Pal Trashajt se nuk ia zhbllokon llogaritë pa paguar 4.8 milionë lekë te përmbaruesi Helidon Xhindi.

Siç e konfirmon kjo shkresë, BKT është bërë palë me bandën MCA, e cila është goditur pjesërisht nga Prokuroria e Tiranës.

Për 90 mijë lekë të pretenduara që Noa thotë se nuk i ka shlyer Pal Trashaj, banda MCA kërkon 5 mijë euro. Dhe për 5 mijë euro, banda MCA i ka bllokuar Pal Trashajt dhe familjarëve të tij shtëpinë, toka, çdo pasuri të paluajtshme dhe llogaritë bankare.

Kjo skemë grabitje është lejuar nga Banka e Shqipërisë, e cila po hetohet nga SPAK.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *