Kjo eshte vlera qe do te paguanì nga tani per autostraden me te re e cìla prìtet qe te hapet

Puna në autorstradën e re Thumanë-Kashar, është drejt përfundimit. Nga projekti fillestar ku pritet të asfaltohen 21 kilometra rrugë deri më tani janë asfaltuar 18 kilometra.

Autostrada e kategorisë A, me shpejtësi të lejuar deri në 140 kilometra në orë, përfundon me 30 qershor 2024, dhe pritet të lehtësoj ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që vijnë nga Rinasi. Kalimi në këtë rrugë do të jetë i mundur me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro.

Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.

Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu” që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro.

Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.

Thumanë-Kashar, është aksi i dytë në vend pas asaj të rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogarasë, si dhe në rrugën e Arbrit pas përfundimit plotësisht.

Related Posts

“Ka surpriza!”/ Meteorologu: Çfarë pritet të ndodhë me motin në dhjetor…

Meteorologu Hakil Osmani parashikon që kjo javë do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Osmani bën me dije se moti gjatë dhjetorit do të…

Modelja shqiptare: Nuk mund të martohem me një varfanjak, ai duhet të fitojë më shumë lekë se unë

Renée Reffo, vajza e aktores Julia Ilirjani, ka qenë e ftuar në Top Channel, ku ka bërë disa deklarata që si shpeshherë të thëna nga ajo kanë…

Berisha e thotë troç: Iu tregoj si do ta rrëzojmë Qeverinë Rama, në protestë…

Sali Berisha u zotua se me protesta të vazhdueshme do të rrëzojë qeverinë Rama duke synuar zgjedhjet e parakohshme dhe qeveri teknike. Berisha tha se do ta…

E fundit/ Bie nga kati i 8 i pallatit në ndërtim në Kamëz, humb jetën 65-vjeçari, ngjarja mbahet e fshehtë nga Policia

Një 65-vjeçar ka rënë sot nga kati i tetë i një pallati në ndërtim në zonën e Kamzës dhe ka ndërruar jetë në vend. Burime për Vox…

Nis fshesa/ Rama me “dorë të hekurt”, Lindita Nikollës i jepet detyra e re, krijohet…

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është vendosur ngritja e një Komisioni Etike për të kontrolluar rastet e mundshme të nepotizmit brenda partisë. Komisioni do…

Fatos Lubonja: Ç’është ky popull, është budalla që voton akoma Edi Ramën?

Ndërkombëtarët në Shqipëri nuk kanë qenë një arbitër i mirë në garën politike, por shumë i keq, tha Fatos Lubonja gjatë një ibterviste me gazeyarin Endri Xhafo…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *