Wizair le ne aeroport gjithe naten 160 pasagjer. Por ja cfare u ndodh me pas

Një skandal i radhës është shënuar me linjën ajrore, “Wizzair”. Konkretisht, avioni Tiranë-Bari që kishte për t’u nisur në orën 21.30 të ditës së djeshm nga aeroporti i Rinasit u shty për në 22.30.

Më vonë fluturimi u shty për 1.30 të mëngjesit dhe më pas u anulua fare. Pasagjerët u lanë pa ushqim dhe pa informaion për disa orë brenda aeroportit. Deri në orën 2 të mëngjesit nuk u dha asnjë shpjegim, për këtë situatë të krijuar.

Në orën 2 u kanë thënë se do nisen sot në orën 13.00. Deri në 4 të mëngjesit i kanë lënë duke u sjellë nëpër aeroport dhe në orën 4.30 i kanë çuar në një hotel, por jo të gjithë.

Në hotel kanë çuar vetem disa pasagjerë, pasi i kanë lënë kastile që shumica të gjejnë zgjidhje vetë, ndonëse është detyrë e kompanisë ajrore t’i sigurojë ushqimin dhe fjetje, ose t’u gjejë një fluturim alternativ.

Në këto javët e fundit me rritjen e trafikut ajror falë ardhjes së turistëve, vonesat me fluturimet e WizzAir nga dhe drejt Shqipërisë janë shtuar, duke shkaktuar probleme dhe pakënaqësi mes udhëtarëve, të cilët nuk kanë asnjë formë mbrojtjeje.

Sipas kompanisë mund të bëhet dëmshpërblim vetëm kur vonesa kalon 3 orë, por në rastin e mësipërm ky afat kophor është tejkaluar.

Mbetet për t’u parë nëse autoritetet shqiptare të kontrollit të aviacionit civil do të ndërhyjnë për të sanksionuar WizzAir për vonesat e përsëritura./NewsAlbania

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *