Publikohet videoja tronditëse e Celine Dion, kur pëson kriza!

Celine Dion tregoi për publikun përvojën e dhimbshme të betejës me Sindromën e Personit të Ngurtë dhe nuk heziton të publikojë pamjet e krizës në dokumentar. Duke qarë nga dhimbja dhe e paaftë për të kontrolluar trupin e saj, ylli 56-vjeçar përjeton një krizë torturuese dhjetë minutëshe në skenat e reja të shfaqura në “I Am: Celine Dion” të Amazon Prime.

Profesionistët mjekësorë përpiqen dëshpërimisht t’i lehtësojnë spazmat e dhimbshme të muskujve. Në të njëjtën kohë, me lejen e saj, një ekip televiziv filmon.

Siç shihet në video, asaj i jepet një ilaç nga hunda, i cili përdoret zakonisht për të trajtuar efektet e konvulsioneve të shumta te të sëmurët nga ky çrregullim neurologjik.

Të enjten, më 23 maj, kur u publikua traileri zyrtar i “I Am: Celine Dion”, Amazon Prime prezantoi një dokumentar biografik premtues rreth sprovave me të cilat ajo është përballur vitet e fundit. Klipi u Prime tregon megayllin ashtu siç publiku nuk e ka parë kurrë më parë. Fillon me pamjet e hapave të saj të parë në këngë dhe përfundon në ditët e sotme. Celine Dion flet para kamerës me lot në sy.

Publikohet videoja tronditëse e Celine Dion, kur pëson kriza!

“Zëri im është dirigjenti i jetës sime.”, dëgjohet duke thënë Dioni në trailer. “Kur zëri të sjell gëzim, ti je versioni më i mirë i vetes. Unë kam nevojë për instrumentin tim muzikor,” tha ajo, pasuar nga një kujtesë e shkurtër e ditës që Dion njoftoi se ishte diagnostikuar me çrregullimin e rrallë neurologjik.

“E shoh jetën time dhe e dua çdo pjesë të saj”, vazhdoi ajo në trailerin përpara se të thoshte me lot në sy: “Nuk është e vështirë të bësh një shfaqje. Është e vështirë ta anulosh atë”.

Kamera e dokumentarit ka kapur disa nga momentet më të vështira të Dionit në të kaluarën, disa prej të cilave janë përfshirë në trailer. Ndërsa për betejën e saj me sindromën thotë: “Punoj shumë çdo ditë”, ndërsa në traileri shfaqen edhe pamjet e këngëtares duke bërë ushtrime. Klipi përgatit shikuesit që të shohin yllin e madh në momente kolapsi psikologjik dhe fizik. “Më mungon shumë bota.”, rrëfen duke qarë këngëtarja e madhe. “Nëse nuk mund të vrapoj, do të eci dhe nëse nuk mund të eci, do të zvarritem. Nuk do të ndalem”, përfundoi ajo./K.C/dritare.net

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *