Ngjela: Sali Berisha si Enver Hoxha, partinë ia lë Argitës! ‘Harron’ që edhe ajo është non grata

Spartak Ngjela i ftuar në Report Tv thotë se Sali Berisha nëse dënohet penalisht ikën nga politika dhe partinë do ia lërë vajzës së tij, Argita Berisha. Për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati e krahason Berishën me Enver Hoxhën ndërsa thotë se partinë sërish do e marrë një non grata.

“Ai ka forcën dhe do ta marrë vajza. Ajo është partia e tij. Këtu flitet kjo, që edhe vajza non grata është. Non grata me gjithë familjen ai. Berishën e dëmtoi non grata. Ç’rëndësi ka se ca do bëjnë, nëse dënohet penalisht ikën nga politika.

Meqë kërkon të ikë nga politika, lë vajzën. Le ta bëjë, a ka vota për të marrë pushtetin? Ajo ka qenë partia e njëshit, si e Enver hoxhës. Edhe Hoxha atë kë deshi la. Atij si thoje dot merr apo jo votat. Këtu pyetja është mirë që e le, i merr dot votat?

Sa i takon Bashës, Ngjela thotë se është nxituar.

“Basha është nxituar, edhe Saliu u nxitua. Basha e kishte mundësinë që të ecte. Bëri një akt që ka vlerë ndërkombëtarë dhe kombëtare, përjashtoi Berishën. Edhe nëse ne PD del një kryetar non grata prapë e ka të vështirë. PD është e ndarë në dy kampe, si do ecë. Shqipëria e ka domosdoshmëri politikën amerikane”, tha Ngjela.

Ngjela thotë se politika lodhet kot që të kapë SPAK, pasi Prokuroria e Posaçme ka mbështetjen e amerikanëve.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *