Këta janë mjekët dhe stafi i Onkologjikut, të akuzuar se bënin pazar me pacientët me kancer!

Personat që shihni në fotot janë mjekët dhe stafi i Spitalit Onkologjik të cilët përmes mashtrimit u zhvasnin para njerëzve që luftonin me vdekjen.

Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim lidhur me skemën kriminale që përdornin për pacientët e sëmurë me kancer.

Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) i biri i Xhevahir dhe Halile i lindur në 18.08.1977, në Kukës, banues në Tiranë në rrugën Galeopsi, Yzberisht, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi shqiptare, arsimi i lartë, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti me nr. H70818053D per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” parashikuar nga neni 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) e bija e Nuri dhe Fatmira , lindur më 20.10.1971, në Pogradec, banues në Tiranë, rruga “Alajdin Frashëri”, shtëpi private, gjinia femër, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi i lartë, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore e padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr. H16020127M per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) bija e Qirjako dhe Viktori i lindur më 28.03.1972, në Korcë, banues në rrugën “Luigj Gurakuqi”, Tiranë, gjinia femër, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi lartë, gjëndja civile beqare, gjëndja gjyqësore e padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr. H25328183B per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Florian Marku i biri Lazër dhe i Frange i dt.01.04.1982, lindur në Lezhë dhe banes në Tiranë, me gjëndje civile beqar, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, i pa dënuar, me kartë identiteti me nr. I20401242G, administrator i Flori Farma per vepren penale te “Tregtimi dhe transportimi I mallrave qe jane kontrabande” dhe “Ruajtja ose depozitimi I mallrave qe jane kontrabande” te parashikuar nga nenet 178 e 179 I K.penal.

Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) i biri i Mexhit dhe i Drita i lindur më 23.11.1988, në Burrel, banues në rrugën “Komuna e Parisit”, Tiranë, pallati sipër shkollës, “Fenix”, Kati 5, Hyrja 2, Ap.15, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi lartë, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr.I81123007H per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

Këta shtetas, duke qenë të punësuar pranë Spitalit Onkologjik në QSUT, nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në klinika private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

Spitali në fjalë i njohur ndryshe dhe si Shërbimi Onkologjik është krijuar me strukturën e një qendre gjithëpërfshirëse të luftës kundër kancerit. Aktualisht ai operon me një ekip multi-disiplinar, i cili merret me diagnostikime, trajtime, analizime, kërkime, raportime, etj, rreth patologjive malinje.

Bisedat e zbardhura nga dosja hetimore tregonin pazaret e mjekëve me lekët e pacientëve që ishin diagnostifikuar me sëmundje malinje, pra me kancer, dhe që paguanin para nën dorë për të marrë ilaçe për seancat e kimioterapisë. Mjekët, kundrejt pagesave nga 250 euro deri në 1500 euro shisnin ilaçet jashtë radhe.

Related Posts

‘Më tradhëtuan dhe më…’ Bes Kallaku trondit rrjetin me rrëfimin e tij! Nxjerrë të pathënat e…

Aktori i humorit, Bes Kallaku ka qenë i ftuari i radhës në podcastin e Grida Dumës. Prej një kohe të gjatë, Kallaku nuk ka qenë pjesë e…

Ishte dënuar në Shqipëri me 8 vjet burg për mashtrim financiar/ ARRESTOHET ish-ministri që kërkohej nga Interpoli

Policia ka ndërhyrë sërish në protestën e Adriatik Lapajt përpara Kryeministrisë. Në protestën e organizuar para Kryeministrisë, kreu i “Shqipëria Bëhet”, dhe aktivistët e kësaj force politike…

Myslim Murrizi “shpërthen” keq: O Sali Berisha, boll talle trapin me demokratët

Nga Myslim Murrizi: “Ooo Doktor! Boll talle trapin me demokratët se firmat ja keni dhene Endri Shabanit se do mbeshteste nje sorosian tjeter per Bashkinë e Tiranes….

Këngëtari mesazh shqiptarëve: Kërkoj falje që Greqia ju ka lënduar!

Këngëtari greke Andonis Remos ka performuar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, Tiranë. Pas performacës këngëtar ka mbajtur një fjalim të shkurtër, ku ka kërkuar falje…

“Ka surpriza!”/ Meteorologu: Çfarë pritet të ndodhë me motin në dhjetor…

Meteorologu Hakil Osmani parashikon që kjo javë do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Osmani bën me dije se moti gjatë dhjetorit do të…

Modelja shqiptare: Nuk mund të martohem me një varfanjak, ai duhet të fitojë më shumë lekë se unë

Renée Reffo, vajza e aktores Julia Ilirjani, ka qenë e ftuar në Top Channel, ku ka bërë disa deklarata që si shpeshherë të thëna nga ajo kanë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *