Përgjimet / “Doktor, pacientët kanë temperaturë”, mjeku Edmond Gashi: Vari l*sht. (Me 5 operacione kap Maldivet)

Disa nga bluzat e bardha pranë spitalit Onkologjik në QSUNT janë vënë nën hetim si të përfshirë në një skemë mashtrimi, ku të dëmtuar janë pacientët që vuajnë nga kanceri.

Hetimet e derimëtanishme kanë nxjerrë në pah mënyrën se si kjo skemë funksiononte, teksa të tjera detaje që hedhin dritë mbi mënyrën si të sëmurët trajtoheshin.

Mjeku Edmond Gashi, duke përdorur si argument radhën e gjatë në Onkologjik, orienton pacientët drejt klinikës së tij private, duke iu thënë se situata është emergjente dhe nuk ka kohë për të humbur.

Më pas, në dosjen e zbardhur vërehet sjellja e tij në raport me pacientët, të cilët nga spitali shtetëror i ka kaluar në klinikën e tij private.

Në biseda telefonike të zbardhura ai kontaktohet nga infermieret që e vënë në dijeni se pacientët janë me temperaturë të lartë, por ai përgjigjet me një gjuhë aspak etike dhe profesionale duke thënë: Vari l*sht.

Kjo bisedë është e dokumentuar në dosjen hetimore, por saga e shkeljeve nuk përfundon këtu.

Mjeku Edmond Gashi rezulton se nuk i ka vënë në dijeni pacientët që në klinikën e tij private bëhen vetëm skanera, biopsi dhe ndonëse të sëmurët me kancer paguajnë në klinikën e tij për të marrë shërbim në një kohë më të shpejtë, sërish ato do duhet të presin në spitalin shtetëror për të marrë seancat e kimioterapisë.

Po ashtu, mjeku Edmond Gashi merr kartelat e pacientëve dhe i mban në zyrën e tij, ndërsa ligji parashikon se duhet të lihen në punktin e kirugjisë.

Kujtojmë se Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i “Flori Farma” dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim lidhur me skemën e mashtrimit që përdornin me personat e sëmurë me kancer.

Përgjimet:

Mjeku X: Ami je te klinika ti, ka

Dr. Ami Rea i përgjigjet me mesazh zanor

Mjeku X: Ok ai shoku im ka mar cd ka ardh tek klinika. Me fol Me Gashin. Me e cu ne turqi. I kan bo ct dje dhe sot. Kan thirr neurokirurgun me e….

Dr. Ami Rea: Por un ia thash qe dje qe duhet te bejme nje ct re ri. Por sa ta lejoje situata, sepse nuk levizet dot kollaj si paciente me kupton

Mjeku X; Normal qe nuk lëviz.

Dr. Ami Rea: Mund ta sqaroah dhe

Mjeku X: E kam sqaru. Po ndryshe kur flet me ty nga afer, Se ate dit kane qene te hutuar

Dr. Ai Rea: Ok! Ngaqe un nuk jam gjithe kohen aty, dhe cdo dite ndërrohen mjeket

Mjeku X: Kape shteengoje mondin nxirt leket thuaj! nanahahahahaha

Dr. Ami Rea: Me majen e gishtit me hedh tutje ai. Si buldozer eshte! Aman mere njeher ate.

Dr. Ami Rea: Ku eshte Se mbeta pz jam e vdekme. Me 2 ore gjume

Mjeku X: Sa takoj tomin. Po e sjell aty

Dr. Ami Rea: Erdhi? O shoku, ata jane ngatërruar, se nuk e kane kuptuar mire turin

Mjeku X: Kap pushimet e tjera tani. Shih naj Tajlandë

Dr. Ami Rea: Këtu një vit! Po pse jo

Mjeku X: Hë me se nuk shkon shumë ,  1500 euro, 5 operacione kap brenda javës ti. Hahahaha ca llogarie.

Dr.Ami Rea: Kirurg më di ti mua. Ku e ke bërë matematikën ti vëlla. 5×5 sa bëjnë?

Mjeku X: hahahaha llogarita 300 euro operacionin, jo 500

Mjeku X: Për një javë bëhesh për Maldive ti atëhere

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *