Rrëmujë dhe skandal në studio televizive, Gold AG e fyen gazetarin: “T’i q*** robtë”

Një rrëmujë e madhe, tone të ashpra dhe gjuhë vulgare. Krejt këto ndodhën brenda një debati televiziv prej rreth një orë e gjysmë në emisionin Debat Plus të enjten në mbrëma.

Tema? Patriotizmi dikur dhe sot, ishte titulluar nga autorët e emisionit. Çka në të vërtetë u diskutua ishin fyerjet dhe ofendimet në studio. Protagonist ishte këngëtari Arian Agushi e përball tij gazetari Vullnet Krasniqi.

Duke diskutuar rreth një komenti të gazetarit Vullnet Krasniqi, ku ai i referohej Agushit si “debill këngëtar”, Agushi shfryu në drejtim të tij.

Pothuajse i tërë diskutimi e kishte zanafillën këtu.

“A po të qeshet. A i ke pa komentet, a ta ka rrokë lemza najkan te shpia. Të ngova, mos ta ni zanin kur t’foli unë”, i tha Agushi, Krasniqi.

Sipas Krasniqit, në vend të reperit Gold Ag, në ditën e çlirimit të Skënderajt është dashur të ftohen këngëtarë më me vlera e jo një oportunist, një artist me karrierë “të dështuar në Hip Hop”.

Derisa po fliste për aktivitetet e tij në muzikë dhe u përpoq të krijonte një lidhje mes patriotizmit e këngëve të tij, Agushi u përfshi sërish në një sherr që eskaloi me fyerje të rëndë ndaj gazetarit.

“Kam këngë patriotike për secilën ngjarje. Kam këngë për shembull me Kastriot Tushën për Ushtar Kavajën. Me shkrujtë në Google, Epopeja e Dukagjinit unë dal. Shkruje Epopeja e UÇK-së, unë dal”, tha Agushi.

Krasniqi ia preu shpejt me ironi.

Shihni pamjet këtu:

“Kur ta shkrujsh Epopeja del ti a? Del ti, ti, ti, tani Adem Jashari”, i tha Krasniqi, Agushit.

“Jo, jo del kanga jem, mos fol palidhje, mos kce si speci në pasul. Trus bre qaty!”, tha ai, derisa u kap nga kamerat duke e ofenduar gazetarin nën zë: “Phu ta qifsha.. robtë në p** t’i q***”.

Krejt kjo ndodhi në studio pa u vënë re nga moderatori Ermal Panduri.

Por, disa minuta më vonë pasi duket se u njoftua nga bashkëpunëtorët e tij, Panduri e pyeti direkt Agushin: “A e shajte me rob shpije a? Vullnetin?”.

Agushi e mohoi.

“Jo, këta jo, këta.. pse me shajtë”, u shpreh Gold AG.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *