Zbardhen të tjera detaje nga dhuna barbare në Krujë. Dy vëllezërit e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja dhe djali i këtij të fundit, rrahin me shkopa bejsbolli dhe kërcënojnë me pistoletë dy persona të fisit Maja që ishin ulur në një lokal.
Shkak i sherrit mësohet se është bërë konflikti për një gurore në Borizan. Më konkretisht anëtarë të fisit Maja janë ankuar dhe kanë denoncuar në polici për tronditjet që u japin shpërthimet dhe dëme në banesa.
Kjo ka sjellë dhe “hakmarrjen” e Rrajave. Xhelal Raja e Flamur Rraja, vëllezërit e deputetit të PS-së, Rahman Rraja, si dhe djali i këtij të fundit, Rexhep Rraja, kanë ushtruar dhunë barbare ndaj dy personave, sic shihet në videon që sjell Lapsi.al. Vec kësaj, me bluzë të bardhë në foto shfaqet Flamur Rraja, vëllai i deputetit të PS-së, që i drejton pistoletën në kokë një prej të dhunuarve.