Perla e Çim Pekës: Sali Berisha fitoi për çdo shqiptar të ndershëm, tregoi se SHBA dhe Britania janë vende të korruptuara

Britania e Madhe la në fuqi vendimin për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, dy ditë më parë.

Por Berisha dhe njerëzit e tij, humbjet kanë filluar i kthejnë në fitore.

Gjë që ndodh prej vitesh tashmë.
Çim Peka thotë se vendimi britanik është një fitore e madhe për çdo shqiptar të ndershëm.

Kjo, pasi sipas tij, tregoi se SHBA dhe Britania e Madhe janë vende të korruptuara.

“Sali Berisha fitoi për çdo shqiptar të ndershëm!

Sali Berisha kurrë nuk pretendoi se do të fillonte një betejë ligjore me SHBA-në dhe Home Office për të rifituar të drejtën e vizës, por për t’u thënë shqiptarëve dhe dy vendeve mike se ju nuk keni asnjë provë kundër meje dhe se vendimi është politik – për të zhbërë opozitën.

Ku jemi sot pas tre viteve?

Asnjë provë nuk nxorën dot, por vetëm sa vërtetuan se dy vende kampione të demokracisë, edhe korruptohen.

Blinken u fsheh pas juridiksionit; Home Office deklaroi se provat na humbën rrugës.

Sali Berisha e fitoi betejën e vet me të vërtetën. U rikthye në krye të opozitës, edhe pse i arrestuar pa asnjë akuzë.

Nderi që ky njeri i bëri dinjitetit shqiptar, së vërtetës, opozitës dhe vendit është ndoshta akti më i madh i tij në këto 34 vite.

Pluralizmi do të vinte dhe pa të, por dinjiteti i shqiptarit të ndershëm, pa të nuk vendosej”, shkruan Peka.

Epo urime, fitore të tilla paçi gjithmonë!

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *