“El nino” fenomeni i cili e ka origjinën në ujrat e Paqësorit dhe që ndodh një herë në 4 apo 5 vite do të sjell ndryshime të klimës. Meterologët sqarojnë se ky fenomen do të sjellë një rritje të temperaturave.
“Është një fenomen, një gjendje termike që sjell rritje të temperaturës të sipërfaqes ujore, ndryshim në sipërfaqen e tokës dhe rritjen e temperaturës mesatare.
Temperaturat ekstremisht të larta, dhe rritja e temperaturës mesatare vjetore, do të jetë një nga ndikimet kryesore të fenomentit ‘El nino’, shoqëruar kjo me ngjarje ekstreme.
Ne presim që vitet 2024 -2025 të rezultojnë vite të nxehta. Kemi shtim të cikloneve dhe stuhive tropikale, nëse janë më të rralla do jenë më të shpeshta duke sjellë rebeshe shirash madje në kohë dhe zona që s’janë parë më parë”, tha sinoptikanja Lajda Porja.