“Ndonjëherë i kërkojmë larg, por…”, eksperti thotë se Ervis Martinaj mund të jetojë në ndonjë bunker nëntokësor

Eksperti i sigurisë, Fajton Softa thotë se nuk përjashtohet mundësia që Ervis Martinaj të jetë gjallë, dhe të jetojë i strehuar në ndonjë bazë të nëndheshme.

Duke komentuar rreth fatit të Martinajt, Softa tha se për sa kohë nuk ka asnjë fakt, është e mundur që ai të jetë gjallë, ta kenë vrarë, madje edhe të jetojë në Shqipëri.

Ai solli ndër mend rastin e bosit italian të mafias Matteo Messina Denaro, i cili jetonte në një apartament modest, për vite të tëra, ndërsa drejtësia italiane e kishte shpallur në kërkim. Pjesë nga deklarata e Softës në emisionin “5 Pyetje”:

Nganjëherë i kërkojmë larg dhe mund t’i kemi afër, sepse vendi më i sigurtë është vendi jot ku ke ndërtuar kështjellën tënde. Shpesh ka ndodhur që personat më të kërkuar kanë jetuar afër banesave të tyre, duke ndërtuar edhe strehime të nëndheshme. Edhe persona të tjerë për të cilët është thënë se janë vrarë, janë copëtuar. Ervis Martinaj mund të jetë jashtë, mund të jetë brenda, mund të jetë i vrarë, të gjitha gjasat janë për aq kohë sa nuk ka asnjë të dhënë për fatin e tij.

Nëse do të jetë gjallë, mundësitë e tij financiare janë të tilla, që mund të bëjë edhe ndërhyrje estetike. Njerëzit nga këto ndërhyrje kanë ndryshuar edhe gjininë, jo më pamjen.

Shqipëria ka pasur jo pak raste kur tunelet e nëndheshme janë përdorur, rasti i një arratisjeje nga një burg i sigurisë së lartë, ku morën një ambient me qira afër dhe gërmonin duke shkuar afër burgut. E njëjta gjë ka ndodhur me persona që kishin krijuar një bazë të nëndheshme.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *