Deklarata e fortë: 1 milion euro nga Dubai për të shkarkuar kryepolicin e Tiranës!

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në “Top Story” ka treguar se disa muaj më parë një kriminel shqiptar nga Dubai ka ofruar 1 milion euro vetëm për të shkarkuar Drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Sipas tij kjo është një gjë tepër shqetësuese se çfarë janë të aftë të bëjnë këtë kriminelë edhe pse ndodhen në arrati.

Karamuço: Përpara tre muajsh ka një sinjalizim që një bandit nga Dubai shqiptar, ofronte 1 milion euro për të shkarkuar Tonin Vocaj, Drejtorin e Policisë Tiranë.

1 milion euro nga Dubai, thoshte 1 milion euro ta zëvendësojmë këtë sepse nuk na pëlqen ky dhe nuk e shkarkuan dot sepse dy kandidaturat që do vinin, ishin me probleme që të dy.

Shikoni sa të fuqishëm janë bërë ata, nga Dubai ai do të ndërrojë drejtorin e qarkut të Tiranës, deri këtu kanë arritur. Këto janë problemet serioze, jo ndihma juridike.

Çfarë do bëjmë me këta njerëz?

Mirë se ata nuk i marrim dot, nuk po i gjejmë dot, por nuk ia bllokojmë dot as lekët nëse i transferojnë për të na ndërruar ndonjë polic nga këta. Është edhe kjo, aspekti financiar.

Si mund t’i sjellë paratë ai në Tiranë, si mund t’i pastrojë nga Dubai? Se ai ka vajtur për t’i pastruar aty, por ai t’i hedh e këtu.

Nëpërmjet kujt kanali e bën këtë? Ky është një shqetësim edhe më i madh.

Shumë shtetas shqiptarë të kërkuar nga autoritetet e drejtësisë në vendin tonë, por dhe nga partnerët, strehohen në Dubai për shkak se vendi kryesisht nuk lejon ekstradimet.

Së fundmi, Policia Shqiptare njoftoi se në bashkëpunim me autoritetet në Emirate kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Durim Bami, i cilësuar si “i forti” i Niklës.

Me interes pritet vendimi që do të merret pas 30 ditësh në paraburgim, nëse Dubai do të lejojë ekstradimin e Durim Bamit përmes procedurës me deportim, apo do t’i ofrojë atij lirinë dhe një jetë mes luksit në Perlën e Gjirit.(voxnews)

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *