Thellohet hetimi për çiftin Meta-Kryemadhi, Prokuroria: Do të vazhdojë thirrja e personave të tjerë

Prokuroria e Posaçme pritet të marrë në pyetje persona të tjerë në lidhje me hetimet që po kryen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkeshortes se tij Monika Kryemadhi.

ABC News ka mësuar nga burime prane grupit hetimor se në prokurori do të thirren për të dhënë sqarime persona që mund të kenë dijeni per veprat penala për të cilat Spak po kryen verifikime per ish çiftin presidencial siç janë pastrimi i parave dhe mosdeklarimi i pasurisë.

Pak ditë më parë në prokurorinë e posaçme u pyetën bashkëshortet Ilir Meta e Monika Kryemadhi në cilësinë e personave që kanë dijeni.

Kryemadhi pas daljes nga SPAK pranoi se ishte thirrur për të dhënë sqarime për hetimet e nisura mbi verifikimin e pasurisë, ndërsa ish-presidenti Meta nuk dha sqarime përballë gazetarëve por me gjuhe me te ashper se kurre, sulmoi drejtuesin e SPAK Altin Dumani.

Per te njjetin hetim më herët është marrë në pyetje edhe nëna e Monika Kryemadhit. Mësohet se gjatë verifikimeve ka rezultuar se Fatime Kryemadhi, por edhe persona të tjerë, kanë lidhje me disa transaksione parash te trasferuara në drejtim të fëmijëve të çiftit Meta-Kryemadhi.

Po kështu në banesën e saj gjate një kontrolli me urdher te Spak, janë sekuestruar 5 telefona celularë, 1 prej të cilëve në pronësi të Monika Kryemadhit.

Prokuroria e posaçme po kryen veprime hetimore në lidhje me dy kallëzime të rregjistruara në një të vetëm, i pari lidhet me disa ndërhyrje estetike të çiftit Meta Kryemadhi në një klinikë jashtë shqipërisë dhe i dyti me shumën prej 700 mijë dollarë që është pagua për lobimin në shba nga partia lëvizja socialiste për integrim.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *