“Monika tërhoqi 20 mijë euro në 2008, keni folur bashkë?”, Meta flet për pyetjen në SPAK: Kam firmosur në mirëbesim, përgjegjësinë financiare e ka ajo

Presidenti i Partisë së Lirisë tha se çdo përgjegjësi financiare është e bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Meta u shpreh se nuk ka ndërhyrë kurrë në shpenzimet financiare, pagesa apo prona.

Meta: Në datën kaq 2008 zonja Kryemadhi ka tërhequr 20 mijë euro këtu, dini gjë e ka diskutuar me ju? Mbaj mend unë me Monikën në 2008 se çfarë ka tërhequr apo si ka tërhequr, ajo ka bërë tërë ato veprime sepse kanë pasur tërë ato pronat e tyre, kanë pasur pallatin e tyre, pronat e tyre, ka pasur pjesën e mamasë së saj, ka bërë pagesa për fëmijët, punët e saj, unë nuk kam ndërhyrë kurrë në këto çështje dhe kurrë nuk jam marrë as me çështje, financiare, edhe me deklarimin e pasurisë që është bërë çdo vit, unë kam firmosur në mirëbesim pasi ajo kishte një notere, avokate që i ndiqte këto çështje.

Hoxha: Pse jeni pyetur për të njëjtën çështje për të cilën zona kryemadhi tha se janë bashkuar në një të vetme. Pasi u pyet për çfarë njihet ndryshe si çështja e hetimit pasuror?

Meta: Unë se di si janë bashkuar, ajo mund t’i dijë më mirë këto punë, unë po ju them për çfarë u pyeta unë sot. Për këto gjëra u pyeta, t’i bëjnë si të kenë qejf ata çështjet, unë jam i hapur.

Nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, të gjitha i ka Monika, unë jam marrë me politikë këtë e bëj mirë. Merren me histori paske diskutuar ti me Monikën në shtëpi, këto veprime që ka bërë Monika në llogarinë e vet, përralla të tilla, as çështje pronash as financiare nuk kam pasur asnjë përgjegjësi, çdo përgjegjësi i ka pasur Monika, e kanë pasur mysafire (SPAK), unë merrem me politikë.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *