Qeveria Rama ka bërë gati një paketë për të “thithur” në sektorin shtetëror personat që kanë studiuar dhe që punojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit.
Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar punonjësve të IT-së që mos largohen nga Shqiperia por të punojnë për shtetin tone, ndërsa u premtoi paga më të mira se i gjithe Rajoni.
“Me rritjen e pagave dhe mbështetjen e veçantë të atyre që bëjnë punë IT. Është një mundësi këtu, që janë në botën e teknologjisë, se sot shteti është konkurrenti më i fortë në treg për pagat në këtë sektor. Është një paketë e re që është bërë gati dhe sot ose javën tjetër kalon.
Asnjë i ri me dije në fushën e teknologjisë të mos e shohë as largimin nga Shqipëria as sektorin privat si dy mundësitë e veta. Kush do të punojë për shtetin shqiptar për këto sisteme për të krijuar një Republikë që mbrojtja kibernetike, shërbimet dixhitale janë në nivel ekselence do të paguhet më mirë sesa kudo tjetër në rajon dhe sektorin privat”, tha Rama.