Raimonda Moisiu: Gra dhe vajza, divorci nuk është turp por liria dhe zgjedhja jote!

Shkrimtarja Raimonda Moisiu ishte në Shqip nga Rudina Xhunga, për të treguar jetën e saj pas emigrimit në Amerikë dhe sfidat që duhet të kalonte si një nënë e divorcuar me 3 fëmijë.

Zonja Moisiu dha një mesazh të rëndësishëm për fenomenet sociale, siç ishte dhe vetëflijimi i Alma Arrazit me 3 fëmijët në lumë.

“Dhuna ndaj grave më ka shqetësuar shumë. Sidomos ajo tragjedia e Shkodrës më tronditi shumë. Unë nuk e justifikoj nënën, ajo nuk duhet ta kishte bërë atë veprim. Ajo mund të kishte edhe dhunë psikologjike, edhe dhunë fizike, por jo sa të arrinte deri në atë fazë sa të sakrifikonte fëmijët. Sepse fëmija nuk sakrifikohet. Ajo të gjente shumë mënyra të tjera, ka zgjidhje plot. Të gjithë kemi qenë në pozitat e saj, por nuk mund të hakmerremi te fëmija. Prindërit le të bëjnë çfarë të duan midis tyre, por fëmijën kurrë mos e lësho. Aq më tepër t’i mbysësh fëmijët.

Të divorcohesh nuk është turp, është liria dhe zgjedhja jote. Prindërit le të bëjnë çfarë të duan me njëri-tjetrin, por fëmijën mos ta lëshojnë kurrë. Nuk duhen sakrifikuar fëmijët, çdo njeri ka sprova. Duhet të diferencojmë prindërimin nga problemet mes çiftit. Sa kemi hequr në jetë në të gjithë, çfarë të bëjmë, t’ua nxirrnim fëmijëve inatin? Jo. Ne duhet t’i marrim në mbrojtje fëmijët. Nuk më duket arsye ajo që thonë se i bëri dhunë psikologjike. Dhunë psikologjike çdo grua kalon, çdo ditë, çdo orë e çdo minutë. Qindra e mijëra gra në botë. Nuk mund të sakrifikosh fëmijët sepse pe burrin me dikë tjetër. E pe? Mundohu ta kalosh me vete, që fëmijët mos mbeten me kokë mënjanë. Mundohu t’u flasësh për mirë fëmijëve për babanë edhe vazhdo rrugën tënde. Unë këtë kam bërë me babanë e fëmijëve. Unë i kam respektuar njerëzit babait të fëmijëve të mi, sepse ishin rrënjët e fëmijëve të mi. Vajza e mori babanë e solli këtu në Amerikë, jeton në shtëpi më vete. Vjen në fundjavë këtu te djali dhe unë i bëj kafenë, tamam si një mik. Kur e mori vajza më pyeti nëse jam dakord që po e merr.

Unë i thashë: “Patjetër, është babai juaj. Unë do ta respektojë. Këtu do e rregulloni ju, ku do rrijë ai!” Unë e ndihmova dhe për letrat, edhe kur vjen këtu e kam respektuar. Ha një drekë, darkë, fle, ikën. Unë e respektoj tamam si mik, si shok, babai i fëmijëve të mi. Njeriu ndonjëherë duhet të tolerojë, të bëjë më të mirë për fëmijët e tyre.

Prandaj nuk e justifikoj veprimin që bëri Alma. Ajo nuk është e para. Këtu në Amerikë njerëzit ndahen edhe për luks. Krijojnë një martesë dhe prapë jetojnë bashkë, vetëm për prindërimin e fëmijëve”, tha zonja Moisiu në Dritare TV./M.K-dritare.net

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *