Detaje tronditëse! Pronari i hotelit e zhveshi trupin e pajetë dhe dy bashkëpuntorët ia dogjën rrobat në furrë!

Pronari i hotelit Gerald Shehu e kishte planifikuar vrasjen e Erald Nevruzit, pasi përgjatë mbrëmjes autori e ka marrë veçmas në një dhomë ku pushonte stafi duke u kujdesur të justifikojë edhe mungesën e tij tek vendi i punës.

Më pas ai e ka ekzekutuar i vetëm dhe me mbështetjen e dy bashkëpunëtorëve Daniel Qose dhe David Larti. Të tre e kanë zhveshur, i kanë marrë sendet personale, rrobat, dokumentat e identifikimit ja kanë djegur tek furra e picerisë. Më pas i ndihmuar nga personat në fjalë e kanë mbështjellë me plastmas e kanë futur në mjetin tip ‘Audi a8’ dhe është larguar nga hoteli. Vrasja ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit autori është nisur për Greqi në orën 5 duke patur kohë të shkonte në shtëpi të ndërrohej të merrte pasaportat dhe lekë dhe të largohej drejt Greqisë me mjetin tip ‘Audi A8’.

Dyshohet se përgjatë aksit Dhërmi-Himarë konfirmuar nga kamerat e sigurisë së rrugës dhe bizneseve, ka bërë një ndalesë diku ku ka hedhur trupin. Rrugën nga Dhërmiu në Sarandë e ka bërë për rreth 1 orë. Ka fshehur automjetin në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4 Sarandë dhe më pas ka marrë taksi deri në Qafë Botë. Aty kur ka kaluar kufirin ka marr një tjetër taksi me drejtim Igumenicën. Në Igumenicë ka marrë tragetin për në Korfuz për të kaluar në drejtim të Anglisë. Kanë qenë veprime të shpejta të policisë së Vlorës në bashkëpunim me Interpolin Grek të cilët kanë shkëmbyer informacione duke bërë të mundur arrestimin e tij.

Janë dërguar dokumentacionet për përshpejtimin e ekstradimit të autorit. Autori me viktimën konfirmohet se kanë pasur njohje në Angli dhe aty mund të ketë lindur konflikti që ka çuar në ekzekutimin e 31 vjeçarit. Autori me dy bashkëpunëtorët e arrestuar kishin 5 vite që punonin në të njëjtin hotel me njëri tjetrin.

Ndërkohë, turpi i pajetë i viktimës u gjet pak më parë në përroin e Gjipesë.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *