“Po! Jam nën hetim pasuror”, Kryemadhi e mohon sy për sy: Atë “nuk më rruhet” s’e kisha për SPAK-un

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka konfirmuar në “Real Story” se është nën hetim pasuror nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Ajo theksoi se deklaratat për arrestimin e saj dhe të Ilir Metës kanë si burim Bashkinë e Tiranës.

Gjatë intervistës, Kryemadhi shpjegoi dhe marrëdhënien që ka me Metën, ndërsa shtoi se nuk ka përfituar asnjë pasuri nga bashkëshorti.

“Është perceptim i sponsorizuar. Për hir të së vërtetës, ajo shprehja: Po, jo, nuk më… Ajo shprehje në KDK, nuk ishte për SPAK, ishte për llafazanët që flisnin në emër të SPAK dhe në këtë këndvështrim unë kam një eksperiencë, që nuk intimidohem, as nuk kërcënohem, as nuk merren peng, për shkak të karakterit. Më 24 janar kemi 30 vjet bashkë. E urova, por nuk më ktheu përgjigje. I kemi mesazhet me fshirje, sepse kur është instaluar, është me fshirje. Është një perceptim i sponsorizuar. Unë e kam analizuar, por të gjitha thash e themet që sponsorizohen, dhe ndahen në media, kanë ardhur me origjinë nga Bashkia e Tiranës. Të gjitha deklaratat për arrestimin e Metës edhe Kryemadhit për mua kanë një origjinë që vijnë nga Bashkia e Tiranës. Ju e dini se gjysma e deputetëve janë në SPAK për hetim pasuror si puna ime. Jam në hetim pasuror. Mamaja dhe vëllai im nuk kanë fituar asnjë para publike nga Inceneratorët. Po na bëjnë vetting në një farë mënyrë. Secili nga na duhet të justifikojë pronat. Monika Kryemadhi nga viti 1992 ka jetuar me paratë që kanë ardhur nga familja dhe puna e saj”, tha ajo.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *