Rama dhe Balluku inspektojnë punimet në aksin rrugor Thumanë-Kashar/ Kryeministri: Kur punohet me tre turne, e sigurt që bëhet

Aksi i ri rrugor Thumanë Kashar realizohet plotësisht më 30 qershor. I konsideruar si pjesë integrale e korridorit blu, punimet vijojnë intensivisht për të bërë të mundur përfundimin brenda afatit.

Sipas Kryeministrit Rama dhe zëvendëskryeministres Balluku të cilët inspektuan punimet këtë mbrëmje, me përfundimin e këtij segmenti do t’i jepet frymëmarrje qarkullimit në një pikë kritike që prej vitesh ka pritur zgjidhje.

Paralelisht me këtë aks do të vijojnë financimet edhe për realizimin e Korridorit 8 Durrës-Pogradec, ku do të realizohet edhe lidhja me rrjetin europian të transportit Lindje Perëndim.

Ndërtimi i Aksit thumanë –kashar, pjesë integrale e korridorit blu është drejt përfundimit. Aktualisht është realizuar 95 përqind e punimeve, ndërkohë që puna për ndërtimin e urave, mbikalimeve e nënkalimeve, ka përfunduar plotësisht. Për të parë nga afër punimet në këtë aks mbrëmjen e së mërkurës ishin kryeministri Edi Rama dhe zëvendës kryeministrja Belinda Balluku.

“I kemi thënë afatin firmës ndërtuese, që të jetë data 30 qershor. Jemi duke punuar me 12 shtruese. Pjesa më sfiduese që kemi tani është lidhja e nyjës së Kasharit, që është pjesa e fundit që jemi në fazë konstruksioni, ndërkohë që gjurma prej më shumë se 21 km ka përfunduar gjithë pjesën e stabilizantit.”, tha Balluku.

Aksi Thumanë-Kashar përmbush të gjitha parametrat e sigurisë rrugore, me mbikalime, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët.

Sipas Ballukut paralelisht me këtë aks po vijohet edhe me rrugën Milot-Balldren.

“Jemi gati për të hapur garën për Milot-Balldren, ndërkohë që këto 3 kontrata janë negociuar tashmë dhe janë gati t’u firmosur dhe për të filluar nga puna. Synimi ynë është që menjëherë pas asaj gare (Milot –Balldren) të hapet edhe gara për Balldren –Murriqan, duke e mbyllur kështu Korridorin Adriatiko-Jonian për pjesën e re, që ne kemi nisur. Milot -Balldren hapet në qershor, jemi gati me studimin e fizibilitetit dhe gjithçka tjetër.”, thanë ata.

Kjo është autostradë e parë e kategorisë A. ndërkohë që paralelisht me Korridorin Blu do të vijojnë financimet për realizimin e Korridorit 8 në Durrës – Pogradec, ku do të realizohet edhe lidhja me rrjetin europian të transportit Lindje – Perëndim.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *