Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi është shprehur se gjatë verës do t’i vihen prangat 4-5 ish-ministrave.
Gjatë një interviste për Top Channel, Murrizi tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, por shtoi se në burg priten qe te futen disa nga ish-ministrat në kohën kur qeveriste Partia Demokratike.
Murrizi: “Nuk besoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme sepse nuk ja arrijnë dot. Deri në shtator do te ketë edhe lajme do të hyjnë nja 4-5 ish-ministra në burg. Do të hyjnë në burg ish-ministra të qeverisjes së Partisë Demokratike dhe dy ish-ministra të PS që aktualisht i është komunikuar edhe akuza. Rama se shpejti mund te beje ndryshime në qeveri dhe keta qe do arrestohen do bëhen ish-ministra“.