do_shortcode('[rt_reading_time]')

Si u bë Edi Rama i rëndësishëm për politikën italiane?

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 3 min.

Nga Mero Baze

Kryeministria Meloni vizitoi Shqipërinë nën sulmet e një pjese të shtypit të majtë italian se po e bën atë për fushatë elektorale. Të njëjtën gjuhë kanë dhe sulmet e saj nga shtypi I opozitës në Shqipëri. Në përpjekje për të ulur rëndësinë e vizitës së saj, dhe këtu po sulmohet nga e “djathta” shqiptare se ajo vjen për nevoja elektorale.

Edhe pse paradoksalisht e djathta shqiptare që duhet të dilte ta priste me lule, e sulmon tinëz me shtypin e saj, dhe furnizon shtypin e majt italianë, për të denigruar Shqipërinë, si një vend me tipare narkoshteti.

Por të gjitha këto sulme, të sinkronizuara në të dy vendet, atje në mënyrë legjitme nga e majta dhe këtu në mënyrë paradoksale nga e “djathta”, për të vetmen politikane të djathtë të Evropës që ka përshëndetur Kuvendin e Rithemelimit të Berishës më 2021, në vend që ta dëmtojnë vizitën e Melonit duke sulmuar Ramën, në fakt kanë fuqizuar rolin e Edi Ramën në jetën politike italiane.

Pyetja që shtrohet në këtë rast është: Si ka mundësi që Shqipëria të ndikojë në zgjedhjet italiane, meqë qenka narkoshtet dhe I lidhur me mafien?

Nuk pres që kësaj pyetje ti jap përgjigje Berisha dhe Meta në Shqipëri, se ata kanë harruar ç’është fitorja në zgjedhje. Por nëse fushata kundër vizitës së Melonit në Shqipëri, e paraprirë me sulme denigruese ndaj Shqipërisë zyrtare, synon të ul rëndësinë elektorale të vizitës së saj në Shqipëri, tregon se Shqipëri është faktor real dhe në jetën politike italiane.

Fakti që Meloni realizoi përmes bashkëpunimit me Shqipërinë, një nga pikat kyçe të programit të saj elektoral, për disiplinimin e emigracionit të paligjshëm drejt Evropës, është më së paku një fakt që tregon se Shqipëria ka vendosur të jetë e rëndësishme për qeverisjen në Itali.

Dje ndërsa një delegacion i Partisë së Berishës ishte në një aktivitet të Forca Italia, 12 deputet të koalicionit qeveritar të së djathtës, i dërguan një letër solidariteti, ambasadës së Shqipëri në Itali kundër sulmeve të shtypit të majtë ndaj qeverisë shqiptare. Për ironi të fatit, të ftuarit e Berishës në atë seminar, ishin të detyruar të dëgjonin si e mbronte e djathta italiane, armikun e tyre në Shqipëri. Kjo është një skenë ku shihet kontrasti i fort, se si një palë bëhet e dobishme për Italinë dhe tjetra e padobishme dhe për miqtë e saj.

Pra nëse Edi Rama apo qeveria shqiptare po sulmohet se po bëhet I rëndësishëm për Italinë dhe politikën e saj, atëherë ato sulme më shumë I bëjnë punë se sa i prishin.

Ai u bë po ashtu I rëndësishëm në mars të vitit 2020, kur në kulmin e depresionit të Italisë së gjunjëzuar nga pandemia, bëri një gjest simbolik të dërgimit të infermiereve shqiptare në Itali, e cila ishte tejet emocionuese për publikun italian, të cilët po izoloheshin nga Evropa dhe po braktiseshin sikur ishin me kolerë.

Dhe akoma më shumë, nëse kjo marrëveshje mes dy vendeve do kthehet në një model dhe për vende të tjera evropiane, Shqipëria vetëm sa rrit rëndësinë e saj dhe për jetën politike evropiane.

Me të njëjtin stil përmes raporteve personale, ai u bë I rëndësishëm për presidentin Macron duke realizuar një vizite historike në Shqipëri dhe po ashtu me kryeministrin Sunak duke lidhur një marrëveshje për emigrantët që e çliroi atë nga barra e sulmeve për klandestinët shqiptarë në La Mansh.

Në këtë aspekt, tërbimi I së majtës ekstremiste italiane, dhe bashkërendimi me Berishën dhe Metën në Shqipëri kundër vizitës së Melonit, tregon se Edi Rama ka ditur të bëhet I dobishëm për qeverinë italiane dhe kryeministren Meloni. Dhe për këtë e ka “hak’ të duroj gjithë baltën e armiqve të saj të ekstremit tuw majtë në Itali. Dhe “miqëve” të djathtë në Tiranë.

Related Posts

“Gjithçka ndodh brenda 1 ore”/ Mjeku shpjegon shkaqet që sjellin vdekjen e papritur

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Ndarja e parakohshme dhe e papritur nga jeta e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani tronditi politikën dhe opinionin publik të mërkurën. Bogdani…

“4 hipotezat…” – Shefi i Kardiokirurgjisë shpjegon çfarë mund të ketë ndodhur me Gerti Bogdanin

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Mjeku kardiolog Altin Veshti ka thënë se diagnozat me sëmundjet e zemrës, në moshë të re janë shtuar dhe këshilloi kryerjen e…

Skandali në Lushnje/ Gruaja tregon vendin brenda kishës ku bënte dashuri me priftin

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 2 min.Pas denoncimit që Fiks Fare bëri vetëm dy ditë më parë , ku prifti i Kishës Orthodhokse ” Shën Gjergji dhe Shën…

“Kemi bërë s*ks në kishë, më ndau nga familja”, ish-e dashura akuzon priftin në Lushnjë: Më dhuroi unazën e të ëmës! Kam foto intime me të

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 2 min.Në emisionin Fiks Fare mbërrin një denoncim nga zonja Pranvera e cila akuzon për mashtrim priftin Arkip Koçi. Sipas saj ajo ka…

Çoçaj nga Lëvizja e Deçanit: Kemi pasur ide të formojmë fenë e shqiptarit “Shqiptaria”

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min. Enver Çoçaj nga Lëvizja e Deçanit në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se kanë pasur ide që të krijojnë…

Arresti kardiak/ Këto dy simptoma paralajmëruese 24 orë përpara…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Arresti kardiak mund të mos jetë aq i papritur, sipas një studimi të botuar së fundmi në ‘The Lancet Digital Health’, i…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *