Jeton me qira në një vilë luksoze në pronësi të Bashkisë, në Lugano kërkohet interpelancë për Arben Ahmetajn

Në qytetin luksoz dhe të qetë të Luganos në Zvicër, ujërat janë trazuar nga prezenca e ish-ministrit shqiptar në arrati prej drejtësisë që strehohet aty, Arben Ahmetaj.

Prezenca e Ahmetajt në Lugano ka trazuar politikën lokale të qytetit italisht-folës, teksa Bashkia është detyruar të sqarojë nëse ka dijeni se Ahmetaj strehohet pikërisht në një vilë luksoze që është në pronësi të qytetit.

Janë tre këshilltarët lokalë Raoul Ghisletta, Edoardo Cappelletti dhe Mattea David, që kanë kërkuar një seancë interpelance që në muajin shkurt, e shtyrë më pas për në mars, duke ndryshuar edhe objektivin nga interpelancë në hetim, për të sqaruar nëse Bashkia është në dijeni se në vilën në rrugën “Via S. Franscini” banon rregullisht Arben Ahmetaj me bashkëshorten e tij.

Drejtuesit e departamenteve të Pasurive të Paluajtshme dhe të Sigurisë janë pyetur për të marrë përgjigjen e këtyre pyetjeve ndërsa janë informuar se është e vërtetë që ndërtesa është në pronësi të Bashkisë, por emri i Ahmetajt nuk figuron.

Kjo vjen për shkak se banesa është në emër të partneres së tij Erjola Hoxha, e cila ka firmosur kontratën. Megjithatë, Arben Ahmetaj, si të gjithë qytetarët e tjerë duhet të regjistrohet siç e parashikon ligji, por nuk e ka bërë ende një gjë të tillë.

Sipas gazetave në Ticino, dyshimet ekzistojnë edhe për një transfertë bankare në degën e Credit Suisse në Lugano në vlerën e 1.8 milionë euro të bërë nga një prej ortakëve të Ahmetajt, për çka SPAK ka kërkuar informacion nga autoritetet vendase.

“Në këtë pikë mbetet për t’u kuptuar se çfarë do të bëjë Zvicra, duke pasur parasysh edhe faktin që autoritetet zvicerane e konsiderojnë Shqipërinë një vend të sigurt. Marrja e azilit për Arben Ahmetajn nuk do të jetë një “shëtitje në park”, edhe nëse krahasuar me ata që jetojnë në qendra speciale situata e tij është shumë më komode.

Por kjo nuk do të thotë se do të zgjasë. Zyrtarisht, Tirana nuk ka kërkuar ekstradim pasi deri pak kohë më parë nuk dihej vendbanimi i politikanit të arratisur. Tani që është konfirmuar prania e tij në Lugano, nuk përjashtohet që së shpejti dikush të trokasë në derën e Via Franscini”, thuhet ndër të tjera në raportimet me medieve vendase. /Vox news

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *