”Basha nuk bëhet kurrë kryeministër”, Sula: Shqiptarët duan figura si Bardhi apo Tabaku

Deputeti i Rithemelimit në PD, Dashnor Sula thotë se Lulzim Basha ka humbur shansin të jetë kryeministër, duke theksuar gabimin që bëri me djegien e mandateve. Nga ana tjetër, ai vlerësoi figura si Gazment Bardhi, Belind Këlliçi apo Jorida Tabaku.

”Basha nuk bëhet kurrë kryeministër. E kishte shansin në 2021. Me djegien e mandatave na bëri këtë që sot të kemi Ramën. Jemi në një vorbull ku të gjithë kemi marrë erë. Ne rrimë brenda një llumi me të njëjtën njerëz dhe duam riciklim.

Nuk bëhet dot riciklim për herë të katërt. Ai aty çfarë do gjynahe i ka të vogla apo zero. Është njeri i ndershëm. Jurist, i pakorruptuar. Është proletar, ka një shtëpi, një dhomë e kuzhinë edhe nënën. Shqiptarët duan figura të tilla, Gaz Bardhim, Këlliçin, Tabakun. Që do të thotë opozita ka nevojë për njerëz pa të kaluarën e tyre në errësirë”,tha Sula në ”Report TV”.

Po ashtu Sula i bëri një thirrje publike kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë të ndalojnë pasi situata krijuar nga keqqeverisja ka bërë që çdokush të mendoj largimin nga vendi.

”Nuk jam i lumtur që kryeministri i vendit tim të përgojohet. Që në vitet 2000 prokurori italian i antimafias thonin është e rrezikshme rruga ku ka hyrë Shqipëria. A është në gjendje kjo mazhorancë të luftojë krimin e organizuar dhe të ndalojë këtë hemorragji dhe depërtimit të krimit të organizuar në jetën tonë ekonomike”.

Related Posts

Musliu-Shoshi: Qytetarëve ju mbushen sytë lot kur flet Bedri Hamza (VIDEO)

Është rikthyer sërish në trend një video e vitit 2024 e Musliu-Shoshit, e cila po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe po tërheq vëmendjen e publikut. Në…

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *