Një tjetër grua ka ndërmarrë aktin e rëndë të dhënies fund të jetës duke u vetëhedhur nga ura e lumit Buna.
Bëhet fjalë për 63-vjeçaren Shefkije Osja, banuese në lagjen “Dobraç” të Shkodrës e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna.
Trupi i saj i pajetë është gjetur nga policia, teksa paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga depresioni.