Kryeministi i Shqipërisë, Edi Rama sot feston ditën e tij të lindjes, përkatësish 59-vjetorin.
Rama lindi në 4 korrik 1964, ditë që përkon me “Pavarësinë e Amerikës”. Karrierën politike Edi Rama e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite.
Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007. Ndërkohë, në vitin 2013 Edi Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë dhe vazhdon të mbajë këtë post pasi shqiptarët e kanë votëbesuar për 3 mandate radhazi. Sot Rama, pavarësisht se ka ditëlindjen, agjenda e tij është e ngarkuar, pasi në vendin tonë ndodhet ish-presidenti amerikan Bill Clinton.
Të gjithë socialistët, shqiptarët e zakonshëm dhe stafi i ER-TV i uron kryeministrit Edi Rama: “GËZUAR DITELINDJEN të bëhesh edhe 100 vjeç. Shendet dhe lumturi të kesh së bashku me familjen…